Njoftim
Njoftim
Të nderuar qytetarë të Tetovës, besimtarë mysliman, ju njoftojmë se ditën e shtunë më 28.08.2010, komuna e Tetovës në bashkëpunim me komunën e Bajram Pashës nga Turqia, do të organizojë pritjen e iftarit në sheshin “Iliria”.

Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë iftar të përbashkët. Komuna e Tetovës edhe njëherë ua uron muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve mysliman, me dëshirën që ky muaj i sakrificës njerëzore të transmetojë paqe, hare, mirëqenie e begati në shtëpinë e secilit.

Shpresojmë që iftari i përbashkët që do të shtrohet në sheshin “Iliria” do të arrijë idealet e muajit të shenjtë të Ramazanit që janë për sakrificë e solidaritet njerëzorë dhe ndihmë për njëri-tjetrin.


Data e publikimit 27.08.2010

-20°
Max: -8°  Min: -13°
Lagështia: 68%
Shpejtësia e erës: 36 km/h
Ora në Tetovë: 08:05
Data në Tetovë: 08.02.2012