Ndërrohet pullazi në SHF “Migjeni”
Ndërrohet pullazi në SHF “Migjeni”
Në kuadër të punimeve në shkollat fillore dhe të mesme, në mënyrë që të garantohet fillim i mbarë i vitit të ri shkollorë, është punuar edhe në shkollën fillore “Migjeni” në lagjen Cetinskë.

Sipas udhëheqësit të Sektorit për Veprimtari Publike, Iljaz Halimi, në këtë shkollë është ndërruar pullazi. Pra, pullazi i vjetër është zëvendësuar me të ri. “Kjo ka qenë një punë emergjente që duhej të kryhet në shkollën fillore “Migjeni” në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë normalisht procesin edukativo arsimorë. Gjithashtu, në këtë shkollë është punuar edhe në hapësirat brenda saj”, tha Halimi.
Ndryshe, investimi i kryer në këtë shkollë kap shifrën prej 3 qind e 80 mijë denarë, ndërsa investues është komuna e Tetovës.


Data e publikimit 27.08.2010

-20°
Max: -8°  Min: -13°
Lagështia: 68%
Shpejtësia e erës: 36 km/h
Ora në Tetovë: 08:25
Data në Tetovë: 08.02.2012