Kryetari i komunës së Shtipit për vizitë në Tetovë
Kryetari i komunës së  Shtipit për vizitë në Tetovë
Të hënën kryetari i komunës së Shtipit Zoran Aleksov, qëndroi për vizitë në komunën e Tetovës ku u prit nga kryetari Prof. Dr. Sadi Bexheti.

Sipas kryetarit të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, kjo është vizita e parë në Tetovë e kryetarit të komunës së Shtipit, dhe qëllimi i saj është rritja e bashkëpunimit në sfera të ndryshme në mës dy komunave. “Ne dëshirojmë të risim bashkëpunimin me qëllim të konkurrimit të përbashkët në fondet evropiane, pasi që si komuna kemi shumë pika të përbashkëta”, tha Bexheti.
Sipas kryetarit të komunës së Shtipit, Zoran Aleksov, takimet e këtilla për intensifikim të bashkëpunimit janë në të mirë të qytetarëve të të dyja komunave. Aleksov tha se shumë probleme me të cilat ballafaqohen këto komuna kërkojnë zgjidhje të përbashkët, dhe gjithashtu bashkëpunimi do të luajë rol të rëndësishëm në planin e thithjes së eksperiencave.

Kryetarët e dy komunave ranë dakord që bashkëpunimi në sfera të ndryshme të intensifikohet në të ardhmen.


Data e publikimit 31.08.2010

-20°
Max: -8°  Min: -13°
Lagështia: 68%
Shpejtësia e erës: 36 km/h
Ora në Tetovë: 08:10
Data në Tetovë: 08.02.2012