Rritje e trefishtë e zjarreve gjatë muajit Gusht
Sipas Raportit të muajit Gusht/2010, Njësiti Territorial Kundër Zjarrit që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës ka intervenuar në gjithsej 127 rënie zjarresh.

Udhëheqësi të këtij njësiti, Kamber Sadiku, tha se krahasuar me muajin e kaluar kemi rritje të trefishtë të zjarreve dhe e gjithë kjo është rezultat i ngritjes së temperaturave.
“Gjatë kësaj periudhe, NJTKZ-ja ka intervenuar në rënie zjarresh në ambiente të hapura si në livadhe, ku duhet të përmendet rënia e zjarrit në pyllin afër fshatit Miletinë ku NJTKZ-ja ka ndihmuar Drejtorinë për Shpëtim dhe Siguri, pastaj vënie zjarri në pyllin afër fshatit Gajre, ku me intervenimin efikas të NJTKZ-së zjarri është likuiduar”, tha Sadiku.

Sipas tij, duhet cekur se NJTKZ-ja gjatë këtij muaji ka intervenuar për shuarje të zjarreve në të gjitha komunat rurale, si në komunën e Vratnicës, komunën e Tearcës, komunën e Bogovinës dhe komunën e Bërvenicës.

Ndryshe, NJTKZ-ja ka një bashkëpunim të frytshëm dhe intensiv me NPK-Tetova. Në kuadër të këtij bashkëpunimi është bërë furnizim i rregullt me ujë të pijshëm në lagjet ku është paraqitur nevoja, vazhdimisht janë ujitur drunjtë e mbjellë nëpër qytet dhe hapësirat e gjelbra, dhe gjithashtu është asistuar edhe në larjen e rrugëve.


Data e publikimit 31.08.2010

-2°
Max:   Min: -3°
Lagështia: 72%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 19:44
Data në Tetovë: 04.02.2012