Komuna e Tetovës në kërkim të deponisë alternative
Komuna e Tetovës në kërkim të deponisë alternative
Deponia në Rusino është regjionale për rajonin e Pollogut dhe vendimet që mund të merren nga një palë janë të paligjshme, nuk janë legjitime. Këtë e ka deklaruar të martën kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, gjatë një takimi me gazetarët. Sipas Bexhetit, pas mbylljes së kësaj deponia, Ministria e Ekologjisë ka kërkuar që të plotësojmë disa kushte sa i përket mbulesës dhe rrethimit të së njejtës.
Sipas tij komuna është duke punuar në këtë drejtim, ndërkoh që do të pres se çfarë vendimi do të sjell Ministria e Ekologjisë. ”Aktualisht jemi duke bërë reciklimin e hedhurinave në hapësirat e NPK “Tetova”-Tetovë, pra e ndajmë plastikën nga hekuri në vend dhe janë të vendosura në blloqe. Hedhurinat tjera përzihen me dheun ndërsa do t`iu ndahen bujqëve të Tetovës, kurse plastika për ata që janë të interesuar ta marrin. Kjo është një zgjidhje afatshkurte”, tha kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

Ai tha se ka kontaktuar autoritetet e komunës së Jegunovcës për një deponi të vjetër, e cila tani nuk përdoret, por është e rregulluar dhe do të kërkojë leje nga Ministria e Ekologjisë që mbeturinat të dërgohen në atë deponi.”Megjithatë duhet që të presim se si do të vijojnë punët me deponinë Rusino, ndërsa jemi të gatshëm që të pranojmë ndonjë ndërmarrje të fuqishme e cila do ndërtohej në Tetovë për reciklimin e hedhurinave dhe jemi në kërkim të investitorit të fuqishëm që do të ishte zgjidhje afatgjate”, tha kryetari Bexheti. Ndërkohë, sipas tij, në deponinë “Drislla” në Shkup një ton me hedhurina të deponohet kushton 25 euro, kurse në Tetovë grumbullohen 100 ton mbeturina dhe kjo kushton shumë për buxhetin e komunës, sepse kemi një borxh prej 3 milion eruove. Kryetari Bexheti nuk e ka përjashtuar këtë deponi në rast të mospasjes së zgjidhjes tjetër.


Data e publikimit 16.06.2009

17°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 59%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 23:46
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera