Memorandum bashkëpunimi me shoqatën “Kalaja”
Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës “Kalaja”, Izair Samiu-Baci, të enjten kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, nëpërmjet të cilit komuna në të ardhmen me ndihma konkrete, në përputhshmëri me mundësitë financiare, pjesëtarëve të kësaj shoqate dhe familjeve të tyre do t’iu krijojë mundësi për punësime dhe integrim në shoqëri.
Sipas kryetarit Bexheti, ky bashkëpunim vjen në frymën e hapjes së komunës ndaj gjitha organizatave joqeveritare, të cilat funksionojnë në kuadër të komunës së Tetovës. Kryetari Bexheti falënderoi këtë shoqatë dhe pjesëtarët e saj për kontributin e dhënë gjatë luftës së 200.1 Ai tha se komuna do të vazhdojë të jetë e hapur dhe do t’i ndihmojë kësaj shoqate në tejkalimin e pengesave për punësimin dhe integrimin në shoqëri të pjesëtarë ve të saj.
“Pas disa takime ne sot nënshkruajmë këtë memorandum. I jemi mirënjohës komunës së Tetovës dhe apelojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me komunat tjera”, tha pas nënshkrimit të memorandumit, kryetari i shoqatës “Kalaja”, Izair Samiu-Baci.
Bashkëpunimi midis komunës së Tetovës dhe shoqatës “Kalaja” do të konkretizohet përmes komisionit të formuar enkas për këto qëllime, në kuadër të të cilit do të ketë përfaqësues të komunës dhe kësaj shoqate.