Aleanca Franceze prezanton idenë për hapjen e një qendre turistike
Aleanca Franceze prezanton idenë për hapjen e një qendre turistike
Drejtori i Aleancës Franceze në Tetovë, Paul Chambry dhe eksperti për turizëm malor, Yves Fouque kanë prezantuar të premten në një takim me kryetarin e komunës së Tetovë, Sadi Bexhetin, idenë për hapjen e një qendre turistike brenda hapësirave të një objekti kulturor në komunën e Tetovës.
Sipas Yves Fouques, në këtë qendër turistike do të punësohen 2-3 persona, të cilët jo vetëm do të prisnin turistët në Tetovë, por edhe do t’iu jepnin atyre gjithë udhëzimet dhe ndihmën e nevojshme për të vizituar viset malore turistike. Ai ka bërë të ditur se do të bëjë trajnimin e këtyre personave për këtë veprimtari turistike dhe ka paralajmëruar se gjithçka lidhur me këtë projekt do të precizohet ditëve të ardhshme.

Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka shfaqur gatishmëri të plotë për realizimin e kësaj ideje dhe implementim sa më të shpejt të saj. Kryetari Bexheti ka bërë të ditur se kjo ide mund të zgjerohet edhe me punësimin e 2 personave nga çdo fshat i malësisë nga ana e komunës, të cilët do të kujdeseshin për mirëmbajtjen e fshatit të tyre. E gjithë kjo është në funksion të rigjallërimit të ekonomisë në këto fshatra malor.

Edhe ky projekt është në kuadër të bashkëpunimit decentralizues mes komunës së Tetovës dhe Departamentit të Hautes Alpes. Partnerë të projektit janë, komuna e Tetovës, Departamenti i Hautes Alpes, Qendra regjionale për trajnim profesional nga Briançon, Aleanca Franceze në Tetovë, Klubi i alpinistëve “Luboten” dhe shoqata “Eko-Natyra”.


Data e publikimit 19.06.2009

17°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 59%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 23:48
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera