Festivali “TEHO” shpalon magjinë e këngës korale
Festivali “TEHO” shpalon magjinë e këngës korale
Festivali koral “TEHO”, të shtunën ka tubuar në Tetovë koret nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Serbia. Adhuruesit e muzikës korale, gjatë fundjavës, kanë pasur mundësi të përcjellin 85 kompozime të realizuara nga 12 kore.
Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, gjatë hapjes së festivalit tha se ky manifestim ka marrë trajtën e ambasadorit të kulturës muzikore për qytetin e Tetovës. “Festivali tash një periudhë të gjatë është promotor i Tetovës në Maqedoni dhe jashtë saj. Ky manifestim paraqet njërin nga elementet identifikues të qytetit tonë”, tha kryetari Bexheti.

Sipas tij, komuna e Tetovës i jep përkrahje të plotë mbajtjes së këtij festivali dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen, që ky manifestim të mbetet krenari për qytetin.

Maestro Ivica Zoriq tha se festivali edhe më tej kontribuon për zhvillimin e muzikës korale dhe për afirmimin e kësaj muzike në komunitetin e gjerë ndërkombëtar.

Tingujt e fanfarave për herë të parë e paralajmëruan festivalin “TEHO” në vitin 1973 dhe që atëherë në mënyrë bienale në fund të pranverës qyteti jeton me muzikën korale.


Data e publikimit 22.06.2009

19°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 52%
Shpejtësia e erës: 7 km/h
Ora në Tetovë: 23:30
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera