Asfaltohet rruga “175” në Reçicë të Vogël
Ndërtimi i rrugës “175”, në Reçicë të Vogël, e cila përfshinë edhe një pjesë të unazës së bulevardit “Ilinden” kap një gjatësi prej 200 metrash dhe tashmë është në fazën e përmbylljes.
Të enjten është bërë asfaltimi i kësaj rruge, ndërsa brenda dy ditësh kjo rrugë do të kompletohet tërësisht në të gjitha komponentët saja.
Ndërtimi i kësaj rruge është i paraparë me programin e Ndërmarrjes Publike “ Geoinxhiniering” për vitin 2009, ndërsa realizuese e punës është ndërmarrja NB Company.
Kjo rrugë paraqet një arterie të rëndësishme të qytetit dhe rregullimi i saj mundëson që qarkullimi në trafikun rrugor të jetë i pangarkuar dhe i rehatshëm për qytetarët e Tetovës.
Ndërtimi i kësaj rruge dhe i rrugëve të tjera është në funksion të ndryshimeve për të pasur qarkullim sa më të standardizuar të komunikacionit rrugor dhe qarkullim të papenguar të qytetarëve