Të martën mbahet seanca e tretë e Këshillit të Komunës së Tetovës
Të martën mbahet seanca e tretë e Këshillit të Komunës së Tetovës
Këshilli i Komunës së Tetovës, të martë më 30.06.2009, me fillim në ora 11:00, do të mbajë seancën e tretë me radhë. Seanca do të mbahet në sallën e madhe të komunës së Tetovës.
Në rendin e ditës të kësaj seance do të jenë: Miratimi i procesverbalit nga seanca е II-të e Këshillit të Komunës së Tetovës, Propozim Raport Kuartal për realizimin e Buxhetit të Komunës së Tetovës për periudhën prej 01.01.2009 deri më 31.03.2009, Propozim-Vendimi për formimin e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive të Këshillit të Komunës së Tetovës.

Gjithashtu në rendin e ditës të kësaj seance do të jenë edhe Propozim-Vendimi për formimin e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve, Propozim-Vendimi për emërimin e përfaqësuesve të themeluesit – komuna e Tetovës në këshillat shkollor të Shkollave Fillore komunale nga territori i Komunës së Tetovës, Propozim-Vendimi për lirim nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për mbindërtimin e kompleksit universitar të Universitetit shtetëror të Tetovës, Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për ndarjen e ndihmës financiare për rastet sociale dhe të tjera.


Data e publikimit 26.06.2009

-18°
Max:   Min: -4°
Lagështia: 77%
Shpejtësia e erës: 41 km/h
Ora në Tetovë: 23:24
Data në Tetovë: 04.02.2012