Interesim dhe kurajo për zhvillimin e turizmit malor
Interesim dhe kurajo për zhvillimin e turizmit malor
Eksperti francez për turizëm malor, Yves Fouques, i shoqëruar nga drejtori i Aleancës Franceze në Tetovë, Paul Chambry dhe këshilltari për bashkëpunim në Ambasadëb e Francës Johann Uhres në një takim me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexhetin, ka prezantuar të premten bilancin e punës së tij në hulumtimin e resurseve njerëzore për zhvillimin dhe promovimin e turizmit malor në fshatrat e Malësisë së Sharrit.
Yves Fouques tha se ka pasur takime interesante dhe se ka hasur në një mikëpritje të hatashme në fshatrat e malësisë, por edhe në pyetje të shumta lidhur me turizmin malor.

“Njerëzit janë të interesuar të kenë sa më shumë informacion për t’u kyçur në këtë projekt për zhvillimin e turizmit malor, por mungojnë iniciativat konkrete. Unë u sqarova atyre se komuna është e institucion që angazhohet për zhvillimin e turizmit malor dhe se konkretisht është e anngazhuar në hapjen e zyrës për turizëm që iu jep atyre kurajo se ky projekt do të realizohet”, tha Fouques.

Ai tha se tashmë është bërë identifikimi i njerëzve të cilët do të kyçen në projektin Tandem 2009. Sipas tij, në detaje është biseduar se si do të duket zyra e turzimit dhe njëkohëisht është biseduar edhe për pjesëmarrjen 2-3 projekte ndërkufitare në fondet IPA të BE-së.

Këto projekte kanë për qëllim promovimin e vlerave dhe resurseve turistike, por edhe formimin e kuadrove për turizëm malor. Në këtë takim është shfaqur ideja që të formohet një ekip nga Tetova dhe Shqipëria, që bashkërisht të marrin pjesë në përgatitjet profesionale për bashkëpunim ndërkufitar.

Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka shfaqur gatishmëri për të gjetur partner nga Shqipëria për këtë projekt dhe ka bërë të ditur se komuna do t’i kryej të gjitha obligimet për realizimin e projekteve në kuadër të bashkëpunimit decentralizues me Depertamentin e Alpeve të Larta. Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të hapet konkurs për pranimin e dy punëtorëve për zyrën e turizmit dhe nga një person nga fshatrat e malësisë të cilët do të paguhen nga ana e komunës.
Këshilltari për bashkëpunim në Ambasadëb e Francës Johann Uhres ka shprehur falënderimet e ambasadorit të Francës në Shkup, për bashkëpunimin e shkëlqyer të komunës së Tetovës me Departamentin e Alpeve të Larta.

“Kemi vërejtur një impuls të guximshëm që keni treguar në këtë drejtim”, tha ai.

Kryetari Bexheti ka shprehur falëndërimet e tij për përkrahjen e vazhdueshme të ambasadorit francez në Shkup në projektin e departamentit të Alpeve të Larta, por edhe për vizitën e fundit të realizuar në Normandi të Francë, që edhe më tej do të thelloj bashkëpunimin e komunës së Tetovës me këtë regjion nëpërmjet projekteve konkrete të shkëmbimit të përvojave.


Data e publikimit 27.06.2009

19°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 52%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 22:26
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera