Përurohet rruga “175” në Reçicë të Vogël
Përurohet rruga “175” në Reçicë të Vogël
Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, të mërkurën ka bërë përurimin e rrugës “175” në Reçicë të Vogël. Kjo rrugë paraqet një arterie të rëndësishme të qytetit dhe prek edhe në unazën e bulevardit “Ilinden”. Gjatësia prej 200 metrash e rrugës tashmë është asfaltuar dhe ka të rregulluara trotuaret dhe ndriçimin.
Gjatë përurimit, kryetari Bexheti tha se kjo rrugë do të mundësojë që të lehtësohet në masë të madhe komunikacioni në këtë pjesë të qytetit. Ai paralajmëroi edhe rregullime të tjera të rrugëve në qytet si dhe rregullimin e kanalizimit, lidhjen e kanalizimit të disa pjesëve të qytetit me kanalizimin qendror.

Ndërtimi i rrugës “175” është i paraparë me programin e Ndërmarrjes Publike “ Geoinxhiniering” për vitin 2009, ndërsa realizuese e punës është ndërmarrja NB Company.

Drejtori i ndërmarrjes publike “Geoinxhiniering” Musadik Beqiri tha se investimi i përgjithshëm për këtë rrugë kap shifrën 7 milionë denarë, ndërkohë që ka falënderuar banorët për bashkëpunimin e treguar në fazën e ekspropocionit.


Data e publikimit 01.07.2009

19°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 52%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 22:22
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera