Këshilli për preventivë përcakton objektivat e funksionimit
Këshilli për preventivë përcakton objektivat e funksionimit
Këshilli Lokal për Preventivë ka mbajtur të premten seancën e parë në komunën e Tetovës. Përfaqësues të komunës, të komuniteteve fetare në Tetovë, të policisë dhe të shoqatave joqeveritare kanë diskutuar gjerësisht mbi konceptin e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve të jetës shoqërore dhe institucionale në drejtim të identifikimit dhe të zgjidhjes së problemeve që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve.
Përfaqësuesja e zyrës së OSBE-së në Tetovë, Mihaela Vejnfurter, ka sqaruar se koncepti i Këshillit Lokal për Preventivë është në përputhshmëri me misionin e OSBE-së për të implementuar konceptin policia për bashkësinë. Sipas saj, ky koncept ofron mundësinë që nëpërmjet bazës ligjore të gjithë aktorët të marrin pjesë në vendimmarrje.

Kryetari i komunës, kryeshefi i policisë dhe prokurori publik janë aktorët kryesor të këtij këshilli, por në trupin e këtij këshilli marrin pjesë edhe përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore.
Përfaqësuesja e zyrës së OSBE-së Mihaela Vejnfurter ka bërë të ditur se prioritet i angazhimeve të këtij këshilli janë, lufta kundër varësisë nga droga, prerja e paligjshme e drunjve si dhe problemet e trafikut.

Këshilli Lokal për Preventivë është partneritet ndërmjet më tepër aktorëve në shoqëri për zgjedhjen e problemeve lokale.
Udhëheqësi i Inspektoratit komunal, Neritan Ferati, ka folur mbi rrezikun që shfaqet nga ndërtimet pa leje. Ai tha se ndërtimet pa leje janë një problem akut që paraqesin një rrezik permanent dhe real për qytetarët. Ferati ka theksuar në veçanti rrezikun nga mbindërtimet dhe ndërtimet në vendet joadekuate, të cilat ai i ka quajtur si një bombë e kurdisur për sigurinë e qytetarëve.

Përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë shtruar problemin e kthimit të pronave, i cili po ngec në labirintet e qeverisë. Gjithashtu në këtë seancë është biseduar edhe për rrezikun nga zjarret dhe nga gjuajtjet e pakontrolluara nëpër ahengje. Edhe qentë endacakë janë diskutuar në këtë seancë dhe është kërkuar një angazhim më serioz i të gjithë faktorëve për eliminimin e këtij problem që paraqet një rrezik real për fëmijët dhe më pleqtë.


Data e publikimit 03.07.2009

-20°
Max: -8°  Min: -13°
Lagështia: 68%
Shpejtësia e erës: 36 km/h
Ora në Tetovë: 07:50
Data në Tetovë: 08.02.2012