Web faqja e re afron komunën me qytetarët
Web faqja e re afron komunën me qytetarët
Për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të ofruar informacion të nevojshëm në përputhshmëri me strukturën e funksionimit të brendshëm dhe të transparencës, komuna e Tetovës të premten ka promovuar ueb faqen e re. Për herë të parë, kryetari i komunës nuk është më i paprekshëm për qytetarët. Nëpërmjet rubrikës “Shkruaj kryetarit” qytetarët kanë mundësi që drejtpërdrejt të komunikojnë me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexhetit për të gjitha problemet, sugjerimet dhe ankesat e tyre.

“Krijimi i kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm lokal mbi principet e administrimit europian në radhë të pare nënkupton një hapje ndaj qytetarëve”, tha zëdhënësi Flakran Pustina.
Sipas tij, nevojë urgjente në këtë drejtim mbetet sigurimi i informacionit për gjithë qytetarët dhe grupet e interesuara që ata të jenë në gjendje të marrin pjesë në krijimin e politikave komunale dhe në procesin e vendimmarrjes, por edhe në lehtësimin e procedurave për kryerjen e punëve nga ana e shërbimeve komunale.

Web faqja e re e komunës së Tetovës, është në funksion të kësaj transparence, të bashkëjetesës së qytetarëve dhe në funksion të shanseve të barabarta për individin e çfarëdo bindjeje politike. Strukturimi dhe dizajnimi i Web faqes së re përfshinë gjithë veprimtaritë komunale, gjithë informacionin e nevojshëm mbi aktivitet e komunës dhe të kryetarit si dhe strategjitë zhvillimore dhe vendimet e sektorëve të veçantë, të cilat drejtpërdrejt prekin në jetën e qytetarëve.

Në rubrikat e veçanta të web faqes së komunës, qytetarët kanë mundësi të marrin informacionin e nevojshëm nga të gjitha sektorët.

Për herë të parë, kryetari i komunës nuk është më i paprekshëm për qytetarët. Nëpërmjet rubrikës “Shkruaj kryetarit” qytetarët kanë mundësi që drejtpërdrejt të komunikojnë me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexhetit për të gjitha problemet, sugjerimet dhe ankesat e tyre.

Edhe rubrikat tjera të Web faqes, e cila është e strukturuar në tri gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht, ofrojnë informacionin e nevojshëm në funksion të transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe të hapur të komunës.

Në rubrikën “Qyteti”, qytetarët do të kenë mundësi që të informohen mbi historinë, traditën dhe mbi zhvillimet kulturore, sportive dhe arsimore. Zhvillimi i turizmit, strategjitë dhe partneritet ndërkombëtare në këtë sferë zënë një vend të veçantë në këtë rubrikë.

Në rubrikën “Komuna” ofrohet informacioni i nevojshëm mbi organizimin e brendshëm të komunës dhe funksionimin e të gjitha sektorëve dhe sesioneve të veçanta. Në këtë rubrikë, qytetarët do të kenë mundësi të informohen edhe mbi njoftimet, tenderët dhe konkurset e ndryshme të shpallura nga ana e komunës.

Në rubrikën “Formularë”, qytetarët kanë mundësi që të shkarkojnë kërkesat dhe formularët e ndryshëm të çdo sektori dhe sesioni, të cilat më pas plotësohen dhe dorëzohen në shërbimet përkatëse të komunës.

“Biznesi” është menduar si rubrikë bashkëpunimi dhe promovimi mes komunës dhe komunitetit të biznesit privat. Në këtë rubrikë qytetarët do të gjejnë edhe planin strategjik për zhvillim ekonomik lokal si dhe zhvillimin e degëve të veçanta të ekonomisë dhe biznesit në komunën e Tetovës. Njëkohësisht, komuna është e hapur për të gjithë kompanitë , fabrikat, hotelet dhe restorantet për promovimin e profilit të biznesit të tyre në këtë rubrikë.


Data e publikimit 03.07.2009

19°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 52%
Shpejtësia e erës: 7 km/h
Ora në Tetovë: 23:34
Data në Tetovë: 03.09.2010
Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera