Pozita gjeografike dhe klima

Ultësira e Pollogut shtrihet në drejtimin juglindje - veriperëndim, në gjatësi prej 55 km. dhe gjerësi prej 8-10 km.

E rrethuar me Malin Sharr, Malin e Thatë dhe Malin Zheden. Në mesin e fushës së Pollogut, rrëzë malit të Sharrit, në rrjedhën e lumit Pena (Artat) shtrihet komuna e Tetovës me rreth 86.560 banorë.

Rajoni i Tetovës shtrihet në sipërfaqe prej 1.080 km 3 në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut në lartësi mbidetare prej 460-500m.

Pozita gjeostrategjike e Tetovës karakterizohet edhe nga ajo se, gjendet në udhëkryqin e korridoreve ndërkombëtare qarkulluese, siç janë:
- korridori 8 (kalon nëpër Tetovë) dhe
- korridori 10 (40 km. larg nga Tetova).

Tetova ka një klimë gjysmë kontinentale, me verë të ngrohtë dhe relativisht të lagësht, dimër të ftohtë dhe me dëborë, pranvera e vjeshta kanë reshje të shpeshta.

Pasi që nga të gjitha anët është e rrethuar me male dhe për shkak të shfaqjes së rrymave ajrore të ngrohta e të ftohta, në fushën e Pollogut vjen deri te shfaqja e procesit të inversionit.

Kushtet natyrore, siç janë: klima, relievi, përbërja gjeologjike e tokës, kanë mundësuar që në rrethinat e Tetovës të shfaqen shumë burime të ujit të rrjedhshëm, prandaj Tetova është njëri nga qytetet e rralla në Maqedoni që ka ujë të pijshëm, ujë për nevojat e industrisë dhe për ujitje.


Më 18.09.2009 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!

17°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 59%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 23:24
Data në Tetovë: 03.09.2010
Monumente Historike