Xhamia e Larme



Xhamia e Larme në Tetovë, e cila në popull njihet si Xhamia e Pashës, gjendet pranë lumit Shkumbi në pjesën e vjetër te qytetit, ku gjenden edhe objektet e tjera të arkitekturës fetare islame dhe civile, të rëndësishme për vlerat estetiko-artistike dhe për vulën historike që mbajnë.

Xhamia është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833 nga ana e Abdurrahman Pashës, biri i Rexhep Pashës, që janë mbrojtësit e Tetovës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në turben e ndërtuar në oborin e xhamisë. Këta pashallarë të njohur që kanë vepruar në Tetovë në gjysmën e parë të shekullit XIX e kanë ndërtuar dhe rindërtuar kalanë e qytetit dhe Arabati Baba teqen.


Pozita e mirë gjeostrategjike, të ndodhurit në udhëkryq si dhe pologu me tokë pjellore, Tetova ua tërhiqte vëmendjen pushtuesëve të ndryshëm. Në shekullin e XV këtë qytet e pushtojnë turqit. Me ardhjen e turqëve u zhvillua kultura. Vatër e saj bëhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 – 1548 e ndërtuar nga ana e Sersem Ali Dedes.

Harabati Teqe


Osmanlinjtë Tetovës i dhuruan shumë objekte publike e fetare të kulturës islame: xhami, teqe, kuzhina publike për të varfër, hamame(banjat publike), shadërvane etj.

Është për t'u përmendur biblioteka e Teqes së Arabatit shek XVIII – XIX sepse në të kultura dhe arsimi u zhvillua krahas fesë islame. Në këtë bibliotekë bëhej edhe kopjimi i veprave të intelektualëve të kohës me kaligrafi të zgjedhur të cilat më vonë zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.


Kalaja e Tetovës

Kalaja e Tetoves ndodhet ne majen te Baltepes, menjehere mbi Tetove. U ndertua me 1820 nga ana e Abdurahman Pashes. Ky monument kulturor paraqet nje bukuri te ralle te kohes se kaluar. Perberja e saj eshte komplekse (pjesa e brendeshme ka pese saraje, kuzhina te medha, banja, nje pus ne mes dhe tri tunele per dalje) ka paraqitur ndikimin e dukshem te arqitektures osmane, por per fat te keq gjate luftrave te ndryshme ajo pesoi renime te shumta.


Kulla e sahatit


Ura e Kazazëve


Menada e Tetoves

Me 1933 afër vendit te quajtur Çeshma e Balezës, është gjetur statuja e valltares prej bronzi nga periudha ilire, shekulli VI para erës se re, është zbulimi me i vjetër arkeologjik i gjetur ne trevën e Tetovës. Statuja është me dimensione 9 cm e gjatë dhe 4 cm e gjere, gjendet ne muzeun e Shkupit.


Kisha Sh.Kirili dhe Metodij

Kisha Shen Kirili dhe Metodi gjendet ne pjesen e vjeter te qytetit te Tetoves dhe paraqet nje ndertempujtmete bukuraorthodoksejovetem ne Fushen ePollogur, poredhene Maqedoni. Ndertimi i kishes ka filluar ne vitin 1903 dhe ka mbaruar ne vitin 1918, kurseeshte bekuar me 12 qershor-1925.


-18°
Max: -10°  Min: -13°
Lagështia: 70%
Shpejtësia e erës: 28 km/h
Ora në Tetovë: 19:22
Data në Tetovë: 07.02.2012
Monumente Historike