Sporti Tetovar

Shkendia - Renova

Tetova ka një traditë të pasur sportive, në sporte të ndryshme. Klubet tetovar gjithmonë kanë arritur suksese atje ku kanë garuar. Sporte më të zhvilluara në Tetovë janë: futbolli, volejbolli, basketbolli, skijimi, karateja, tenisi etj.

Tetova ka dy stadiume futbolli, njëri prej tyre i plotëson standardet e UEFA-së dhe FIFA-s, gjithashtu për zhvillimin e sportit në vazhdë e sipër është ndërtimi i një salle sportive, që gjithsesi do të kontribuojë për zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së sportit në komunën e Tetovës.

Futbolli ka traditë të gjatë në këtë rajon. Në vitin 1919 është formuar ekipi i parë futbollit "Luboten". Skuadra të tjera janë: "Shkëndija 79", "Renova" (garon në ligën e parë kombëtare), "Teteksi" etj.

Një sport tjetër me të cilin njihen tetovarët është volejbolli. Skuadrat Shkëndija dhe Liria në konkurrencën e meshkujve dhe Studenti e Bami Kor-Medika në konkurrencën e femrave, janë ekipe konkurrente në gara.
Në Tetovë punon në mënyrë aktive edhe klubi i alpinistëve (malor) "Luboteni" - më i vjetri klub malor në Maqedoni, i formuar më 1925. Në organizim të tij janë: manifestimi tradicional i ngjitjes në majën Titov Vërv, e cila mbahet që nga viti 1980 dhe ngjitja në Leshnicë e cila mbahet që nga viti 1954.


Më 11.06.2009 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!

-18°
Max:   Min: -4°
Lagështia: 84%
Shpejtësia e erës: 37 km/h
Ora në Tetovë: 23:08
Data në Tetovë: 04.02.2012
Monumente Historike