Turizmi

Kodra e Diellit

Rrethina e Tetovës me bukuritë e saja natyrore me monumentet kulturore-historike, gradualisht afirmohet si qendër turistike atraktive në Maqedoni.

Vend kryesor në këtë sferë zë qendra turistike "Kodra e Diellit" me bukuritë e Malit Sharr në kuadër të masivit malor, lartësinë relative, dëborën e zbukurojnë këtë qendër rekreative e sportive tejet të bukur.

Qendra "Kodrës e Diellit" shtrihet në lartësinë mbidetare 1780 m, 18 km nga Tetova, 48 km nga Kodra e Diellit deri në Shkup (70 km nga aeroporti i Shkupit). Deri në qendër arrihet përmes udhës së asfaltuar dhe nëpërmjet teleferikut në gjatësi prej 7 km, me të cilin mjet udhëtimi arrihet për 40 min., me një ndryshim lartësie prej 1400 m.

Kodra e Diellit disponon me 11 ski-ashensorë, me gjatësi prej 7.7. km., që lidhin shtigjet e skijimit në lartësi prej 1070-2510m.
Gjatësia e shtigjeve të skijimit është 20 km nga të cilat 3 janë sipas kritereve të FISit.

Kodra e Diellit disponon me llski-lifte me gjatesi te pergjithshme prej 7.7 km te cilat lidhin stazat per skijim ne lartesite prej 1070 deri 2510 m. Gjatesia e pergjithshme e stazave per skijim eshte 20 km prej te cilave 3 jane sipas FIS kritereve.

Çdo vit organizohet gara ndërkombëtare "Kupa e Sharrit" e cila është e regjistruar në organizatën FIS.
Gara e parë e këtij lloji është mbajtur në vitin 1947. Gjithashtu, viteve të fundit organizohet edhe manifestimi "Beka Kup", në të cilin talentet e rinj i dëshmojnë aftësitë e tyre në skijim.
Akomodimi i turistëve bëhet në kapacitetet hoteliere të qytetit dhe vendeve turistike, në 2 hotele e 10 motele si dhe në vikend shtëpiza.
Lagjja e vikend shtëpizave ka rreth 400 objekte.

Mali Sharr me pasuritë pyjore, kafshët e egra dhe objektet turistike përreth, mundëson zhvillimin e turizmit për gjuetarët e pasionuar.

Në këtë bjeshkë, ka rreth 30 liqene malore të njohur si "Sytë e Sharrit".

Liqene më të mëdha janë:
- Liqeni i Bardhë,
- Liqeni i zi dhe
- Liqeni i Bogovinës.

Në periudhën verore vendi më atraktiv është maja e Lubotenit, ku gjendet edhe shtëpia e malorëve "Luboten" dhe disa objekte të vogla për pushim e rekreacion.
Rrëzë majës së Lubotenit shtrihet edhe liqeni i bukur i Livadhisë, në një lartësi mbidetare prej 2200 m, me thellësi mesatare prej 7 m.

Turistët në Tetovë i vizitojnë edhe monumentet kulturore-historike, siç janë:
- Xhamia e Pashës,
- Kompleksi Bektashian "Teqeja Arabati",
- Kalaja e Tetovës,
- Hamami i Vjetër,
- Ura e Gurit,
- Manastiri i Leshkës ejt.

Një vend potencial për atraksion është edhe Banja Hisar e njohur si Banjishtë, ku ka disa burime të ujit mineral. Uji i këtyre burimeve derdhet në lumin Pena (Shkumbin). Ky ujë ka veti shëruese, prandaj banorët e Tetovës e konsumojnë atë dhe bëjnë banja në pishinat e improvizuara.


Më 11.06.2009 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!

19°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 52%
Shpejtësia e erës: 7 km/h
Ora në Tetovë: 23:25
Data në Tetovë: 03.09.2010

Monumente Historike