Buxhetimi gjinor i përgjegjshëm në nivel lokal

Buxhetimi gjinor i përgjegjshëm në nivel lokal (BGJP) ka të bëjë me zbatimin e konceptit të përfshirjes së barabarësisë gjinore në rrjedhat kryesore politike e praktike në kuadër të procesit buxhetor. Kjo nënkupton analizën e buxheteve të bazës gjinore, duke përfshirë perspektivën gjinore në të gjitha nivelet e procesit buxhetor dhe rikonstruktimin e të hyrave dhe shpenzimeve, me qëllim të promovimit të barabarësisë gjinore.

Gjatë viteve të kaluara, Fondi për zhvillimin e gruas i Kombeve të bashkuara (UNIFEM) i ka mbështetur organizatat qeveritare dhe joqeveritare të europës juglindore, për të marrë iniciativa të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e përdorimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Aktivitetet në fushën e buxhetimit gjinor të përgjegjshëm janë zhvilluar në katër shtete: Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni dhe në Serbi. Qëllimi është përparimi i obligimeve nacionale dhe ndërkombëtare për barabarësi gjinore, përmes përfshirjes së perspektivës gjinore në proceset e krijimit të buxheteve e politikave dhe forcimit të çështjes së pjesëmarrjes së grave në proceset e vendosjes dhe të vëzhgimit.

Në Republikën e Maqedonisë, aktivitetet në fushën e buxhetimit të përgjegjsëhëm gjinor në nivelin lokal janë realizuar në kuadër të projektit të përkrahur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës. Ky proekt realizohet gjatë periudhës dhjetor 2008-prill 2010 në dy pilot komuna, në komunën e Tetovës dhe në komunën e Manastirit.

Projekti i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor (BGJP) në nivel lokal


Ky projekt në mënyrë të drejtëpërdrejtë kontribuon për implementimin e Planit aksional nacional për barazi gjinore (NAPRE) 2007-2012, sidomos ndaj aktiviteteve vijuese që parashihen në fushën e “Forcimit të kapaciteteve insitucionale dhe mekanizmave të përfshirjes së perspektivës gjinore në politikat publike, strategjitë dhe planet aksionale si dhe përfshirja e metodave të buxhetimit gjinor në nivelin nacional dhe lokal”. Proekti ka për qëllim:
• Forcimin e kapaciteteve dhe obligimin e zyrtarëve qeveritar të përfshirë në politika e procese të miratimit të buxheteve në dy komunat e R. Maqedonisë dhe anëtarët e Parlamentit në lidhje me buxhetet e përgjegjëshme gjinore;
• Forcimin e kapaciteteve të OJQ-ve lokale dhe të komisioneve të dy komunave në R. Maqedoni për buxhete të përgjegjshme gjinore;
• Zgjërim të partneritetit midis loguesve të barabarsisë gjinore nga rradhët e OJQ-ve, komisioneve për barabarësi gjinore, këshilltarët lokal dhe zyrtarët qeveritar lokal të të dyja komunave të R. Maqedonisë;
• Rrjet i faktorëve që angazhohen për forcimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel rajonal dhe subrajonal, përmes shkëmbimit të përvojave midis R.Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Europës juglinodore dhe shtetet tjera evropiane.

Aktivitete që janë realizuar në kuadër të projektit
Në kuadër të projektit janë realizuar aktivitetet si më poshtë:

Selektimi i pilotkomunave
Komuna e Tetovës dhe ajo e Manastirit janë zgjedhur si pilotkomuna te të cilat projekti është implementuar mbi bazën e disa kriteriumeve, duke përfshirë vullnetin politik dhe aktivitetin e komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burave. Pas selektimit të komunave, është nënshkruar Memorandumi i bashkëpunimit me çdonjërën komunë, duke i nënvizuar përgjegjësitë e UNIFEM-it dhe të zyrtarëve lokal për realizimin e aktiviteteve në fushën e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në kuadër të projektit.

Hulumtimi themelor
Pas selektimit të komunave, është realizuar një hulumtim themelor për proceset e miratimit të vendimeve dhe krijimit të buxheteve.
Studimi (nga një për çdo komunë), është realizuar nga konsultanti lokal, kurse përfshinë pasqyrën e prioriteteve institucionale e politike dhe zhvillimet socio-ekonomike, përshkrimin e buxhetimit sensitiv gjinor si instrument i nivelit lokal, funksionimin dhe kapacitetet e makinerisë gjinore ekzistuese, mekanzimat ekzistuese të qytetarëve dhe pjesëmarrja e grave në politika dhe në proceset e krijimit të buxhetit.

Hulumtimi në terren i vlerësimit të pjesëmarrjes, nevojat dhe prioritetet e grave dhe burave në komunat e zgjedhura
Si bazë e forcimit të kapaciteteve dhe aktiviteteve për përkrahjen e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në të dy komunat, UNIFEM e ka mbështetur anketën reprezentative për njohjen qytetare të proceseve të miratimit të vendimeve, kënaqësinë e qytetarëve me shërbimet publike dhe nevojat e tyre në relacionin e fushave specifike që janë në kompetencë të vetëqeverisjes lokale.

Gjatë periudhës mars – korrik të vitit 2009, dy organizata joqeveritare, “Forumi i grave” nga Tetova dhe “Klea” nga Manastiri, realizuan anketën përmes pyetësorit me 2500 banorë (në Tetovë) dhe 2200 banorë (në Manastir), duke e hulumtuar qëndrimin e tyre ndaj shërbimeve publike; njohja dhe pjesëmarrja në proceset e qeverisjes lokale dhe proceset buxhetore; dhe nevojat kyçe për të cilat komuna ka kompetenca. Në lidhje me grumbullimin e të dhënave sasiore e cilësore përkitazi me këto pyetje, pyetësorët e anketës ishin dizajnuar në atë mënyrë që mundësonin edukimin e anketuesve mbi kompetencat e komunës, fazat zhvillimore të buxhetit komunal dhe mënyrat te të cilat qytetarët mund të përfshihen në proceset e marrjes së vendimeve. Informacionet e grumbulluara u ndanë dhe u analizuan sipas variableve të ndryshme, pra sipas gjinisë, moshës, vendbanimit si dhe sipas përkatësisë etnike të anketuesve. Rezymeja e kësaj analize do të publikohet në një publikim të përbashkët në fund të projektit.

Punëtori për t’i duskutuar mundësitë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në komunat
Me muajin shtator të vitit 2009, UNIFEM në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e mundësive të barabarta të grave e të burave në komunat e Tetovës dhe Manastirit, organizoi punëtori gjysmëditore në çdo komunë, qëllimi i së cilës ishte të diskutohet mbi zhvillimin e projektit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivelin lokal dhe të theksohet lidhja midis buxhetimit gjinor në nivel lokal dhe në nivel nacional. Punëtoritë përmbanin prezantime për atë që është arritur deri më tash por edhe diskutime mbi hapat vijues me fokusim të analizës së planifikuar të programeve komunale dhe buxheteve nga perspektiva gjinore. Qëllimi kryesor i diskutimeve ishte të caktohen programet komunale që do të analizohen për të propozuar mënyrat e rritjes së ndjeshmërisë gjinore në programe.

Analiza e programeve komunale dhe buxhetet e perspektivës gjinore
Për të krijuar një mirkuptim më të shprehur midis punonjësve lokal në të dy komunat, për aspektet gjinore të programeve aktuale komunale dhe buxheteve, UNIFEM e filloi analizën e programeve të zgjedhura të perspektivës gjinore. Hulumtimi është në vijim dhe realizohet gjatë periudhës tetor 2009 – mars 2010 kurse zbatohet nga ana e dy konsultantëve lokal.

Analiza fokusohet te programet që janë të lidhura me mbrojtjen sociale dhe arsimimin si dhe e hulumton shkallën deri te cila çështja e barazisë gjinore meren parasyshë në realizimin dhe zhvillimin e këtyre programeve. E bazuar te të dhënat me të cilat disponohet, kjo analizë do të përpiqet t’i hulumtojë shpërndarjet buxhetore në kuandër të programit të caktuar gjatë dy viteve të fundit, si dhe propozimin për vitin vijues, duke u fokusuar te shpërndarjet specifike përkatëse, trendet e variacionet si dhe te shfrytëzuesit. Analiza përfundimtare do të ofroj sugjerime se për cilat informata plotësuese duhet të krijohen dhe cilat masa duhet të merren nga komuna për t’u realizuar dhe në mënyrë më efikase të përcillen këto shërbime / programe të perspektivës gjinore. Gjithashtu, një rezyme e kësaj analize do të publikohet në një publikim të përbashkët në fund të projektit.

Stërvitje mbi miratimin e përgjegjshëm të politikave gjinore dhe buxhetimit gjinor për marrësit lokal të vendimeve
Stërvitja “Mbi miratimin e përgjegjshëm të politikave gjinore dhe buxhetimit gjinor të nivelit lokal në Maqedoni për marrësit e vendimeve” u mbajtë në nëntor të vitit 2009 në Ohër. Në këtë stërvitje ishin të pranishëm 30 pjesëmarrës nga të dy komunat, këshilltarë lokal dhe anëtarë të administratës lokale si dhe mysafirë prezantues nga të dy komunat tjera të Evropës juglindore: nga Shqipëria dhe Serbia si dhe mysafirë prezantues nga Kordoba, provinca Andaluzia, Spanjë. Qëllimi i stërvitjes ishte forcimi i kapaciteteve të bartësve lokal të vendimeve në fushën e buxhetimit gjinor si dhe zhvillimi i mundësive për shkëmbimin e përvojave me vende të tjera. Stërvitja u realizua nga ana e ekspertëve kombëtar dhe ndërkombëtar ndërsa ishte e para që mbuloi temën e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel lokal në vend dhe e cila në një vend bën lidhjen e përvojave lokale dhe atyre ndërkombëtare.

Debati publik parlamentar mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor
Përveç komunave lokale, projekti përfshinë edhe aktivitete me anëtarët e Parlamentit nacional në identifikimin e rolit të tyre në fushën e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe forcimit të kapaciteteve të tyre. Duke pasur parasyshë rolin e rëndësishëm që e kanë ligjëvënësit në krijimin e kërkesave për buxhetim të përgjegjshëm gjinor në vend të caktuar, u mbajt debati publik parlamentar për buxhetimin e përgjegjshëm gjnor në maj të vitit 2009. Ky debat ishte i pari i këtij lloji ndërsa u organizua në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për mundësi të barabarta të grave dhe burave. Qëllimi i debatit ishte njohja e opinionit me konceptin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si dhe të flitet mbi hapat që ishin inicuar për zbatimin e kësaj vegle, të diskutohet roli i Parlamentit në procesin e vëzhgimit të përfshirjes së perspektivës gjinore në politikat kryesore dhe në rrjedhat e procesit buxhetor si dhe shkëmbimi i përvojave me dy vende të UE: Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Austrisë. Si shtojcë e kësaj, libri “Parlamenti, buxheti dhe gjinia”, 2004, nga Joahim Veiner dhe Vini Bijanima (publikimit kyç mbi parlamentarët), është përkthyer në gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe u është shpërndarë deputetëve dhe pjesëmarrësve. Kopje nga ky publikim u janë dorëzuar edhe palëve të interesuara.

Aktivitete të planifikuara në të ardhmen
Deri në fund të projektit në mënyrë plotësuese do të implementohen disa aktivitete:
• Organizimi i një tryeze të rrumbullakët në çdo komunë, për të diskutuar punën e kryer dhe planet e ardhshme me qytetarët në drejtim të forcimit të përfshirjes në planifikimin e politikave dhe proceseve të buxhetimit.
• Shkëmbimi studimor i përvojave midis përfaqësuesve të komunave në maqedoni dhe komunave në Shqipëri e Serbi, ku punë në fushën e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor është realizuar në nivelin lokal gjatë viteve të kaluara.
• Pjesëmarrja e bartësve lokal të vendimeve në konferencën ndërkombëtare të buxhetimit gjinor, që do të organizohet në shkurt të vitit 2010 në Shkup dhe do t’i kushtohet forcimit të lidhjeve në nivelin nacional të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.
• Zhvillimi i kapaciteteve të anëtarëve të Parlamentit për buxhetim të përgjegjshëm gjinor.
• Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor me deputetët e ndonjë vendi tjetër.



Më 04.01.2010 është bërë azhurimi i fundit i kësaj faqe!

19°
Max: 20°  Min: 10°
Lagështia: 52%
Shpejtësia e erës: 0 km/h
Ora në Tetovë: 22:27
Data në Tetovë: 03.09.2010

Sondazh
Çfarë duhet të bëjë Komuna urgjentisht?
Rregullimin e ujit
Gjelbërimin e qytetit
Infrastrukturën
Tjera