Lista të informatave me karakter publik
Në bazë të nenit 1 dhe 9 të Ligjit për qasje të lirë te informatat e karakterit publik ("Gazeta zyrtare e RM" nr.13/2006), dhe nenit 77 paragrafi 1 dhe 4 të Statutit të Komunës së Tetovës ("Fletorja zyrtare e Komunës së Tetovës" nr.13/2006) me propozim të Kryetarit të Komunës, Këshilli komunal në seancën e bërë më_____________miratoi
LISTË TË INFORMATAVE
me karakter publik të Komunës së Tetovës
1. Informatat me të cilat disponon Komuna e Tetovës dhe të cilat janë vërtetuar si informata të karakterit publik janë:
- Të dhënat themelore për Komunën dhe organet e komunës;
- Informata për punën e Kryetarit të komunës;
Informata për punën e Këshillit të komunës;
- Informata për punën e adminstratës komunale përmes Sektorëve dhe Seksioneve;
- Informata për punën e mbrojtjes territoriale kundër zjarrit.
2. Informatat e karakterit publik merren nëpërmjet Akteve dhe procedurave për realizimin e kompetencave të organeve të komunës, edhe atë:
Akte të përgjithshme
- Statuti;
- Rregullore e Këshillit të Komunës;
- Programi për punën e Këshillit të Komunës;
- Buxheti i Komunës;
- Vendimi për realizimin e Buxhetit të Komunës;
- Raportet kuartale për realizimin e Buxhetit të Komunës;
- Plani vjetorë për furnizime publike;
- Vendimi për organizimin e administratës komunale;
- Rregullore për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale;
- Programi për rregullimin e tokës ndërtimore;
- Programi për ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugëve dhe udhëve;
- Programi për përpilimin e planeve urbanistike të komunës.
Akte të veçanta
Vendime, Aktvendime dhe Përfundime të mara nga ana e Kryetarit të Komunës dhe Këshillit komunal.
Procedurat
- Furnizime publike;
- Miratimi i planeve urbanistike (PGJU, PDU, PU për fshat, PU jashtë vendbanimit);
- Procedurë për marje të kushteve për ndërtim;
- Procedurë për marje të lejes për ndërtim;
- Licencat për transportin auto-taksi;
- Procesverbale nga inspektimi në vendndodhje (nga inspektorati) procedurë për realizimin e qasjes së lirë te informatat.(Sa i përketë procedurave, kuptohet se ekziston qasje e lirë për të gjitha aktet që janë pjesë e procedurave të shënuara në këtë pikë).
3. Sektori për informata, nëpërmjet nëpunësit të autorizuar e mirëmban dhe azhuron listën e informatave.
4. Lista e informative të karakterit publik hynë në fuqi pas publikimit në Fletoren zyrtare dhe do të shpallet në tabelën shpallëse të Komunës.