Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Dokumente,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Institucionet kulturore
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
Galeria e arteve pamore Tetovë



Galeria e Arteve në  Tetovë është e formuar nga Ministria e R.së Maqedonisë e cila me Vendim nr.19-5930/1 nga 02.10.2007 për krijim të Institucionit Nacional – Galeri Arti në Tetovë (Gazeta Zyrtare e R.M. nr.84/03) e themeloi dhe vërtetoi si institucion jofitimprurës nga lëmia e kulturës. Në Galerinë e Arteve në  Tetovë momentalisht gjithësej  ka 15 të punësuar.
Në Galeri momentalisht funksionojnë tri sektorë ai administrativ, artistik dhe ai didaktik.
Galeria financohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës dhe donacione te ndryshme.
Bëhet fjalë kryesisht për dotacione.

Historiat i shkurtër për Hamamin e vjetër turk

Hamami gjendet në anën e majtë të lumit  Shkumbin ,në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës.Në afërsinë e tij drejtpërdrejtë gjendet Xhamia e larme, me tyrbe dhe çesme, konaku i Beut dhe urra. Të gjitha objektet bashkërisht formojnë një kompleks, karakteristikë e formësimit urbanistik të qyteteve në periudhen osmane.

Hamami i vjeter me shekuj rreziston si dëshmi për menyrën e jetës në një periudhë të caktuar kohore ,sidoemos për shkak të funksionimit, arkitekturës, materialeve burimore dhe teknikës së ndërtimit.I ndërtuar nga fundi i shekullit 15, Hamami në mënyrë aktive merr pjesë në ambientin kulturorë dhe në definimin e pamjes integrale të qytetit të Tetovës .Supozohet se e ka ndërtuar Mehmet Celebiu, i biri i Isak beut. Me karakteristikat e veta arkitektonike, tipologjike dhe stilistike fiton një vlerë të veçantë, që manifestohet me një organizim të pastër dhe të qartë hapsinorë.

Hamami në bazament është objekt kënddrejtë, ndërtuar me mure masive nga gurë të përpunuar vrazhdë dhe tulla. Si konstruksione kulmore janë shfrytëzuar qemerë – kube me dimenzione të ndryshme, me çka është formuar fasada e pestë e larmishme, që i jep një joshje objektit. Kupolat janë ngritur me tambura tetëkëndëshe, të mbuluara me qeramide turke dhe streha të shkurtëra të profilizuara nga guri.

Përkundër intervenimeve të kryera në periudha të ndryshme kohore, objekti e ka ruajtur forëmn e tij autentike ndërtimore .Me konservimin e fundit të realizuar nga Qendra Nacionale për Konzervim, e ndihmuar nga programi i “Fondit ambasadorial “, pranë Ambasadës Amerikane në R.e Maqedonisë në vitin 2005/ 07, hapsira është adaptuar në Galeri artistike, me çka Hamami fitoi një trajtim të ri bashkëkohorë, që mundëson objekti sërish të ngjallet dhe të jetë qendër e ngjarjeve kulturore në qytet.


Adresa:Rr. Ilindenska pn., Tetovë 
Email: galeriaearteve@gmail.com
Tel: +389(0) 44 340-811/ 353-650
Faks:+389 (0) 44 353-650

http://www.galeriaearteve.com.mk




       
 
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë, Maqedoni
Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014