Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Vizito Tetovën
 Objektet historike
 
Natyra
Resortet
Objektet historike
Muzeumet
Vendet e interesit
 
Kompleksi i Teqes Arabati Baba



Në vitin 1538, Sersem Ali Dede filloj të ndërtoj kompleksin e teqes, e cila zgjati deri në vitin 1548. Kjo godinë (faltore Bektashiane) më vonë u emërtua në Teqe Harabati, që don të thotë godinë shenjtërie ose Tempull.Me rikëmbjen e këtij kompleksi të teqesë, aty filluan të lulëzojnë veprimtari të ndyshme, krijimtari në shumë sfera, ku njëkohësishtë bëhet zgjerimi i kompleksit me ndërtime të shumë objekteve të tjera, si seli e njohur e kultit Islam Bektashian, gjithashtu të shërbejë edhe si qendër reprezentative në sferën fetare edhe në atë kulturore, arsimore e të tjera.

Kompleksi i objekteve është karakteristike për shkak se objektet e ndërtuara janë integruar në një tërësi unike harmonizuese. Në objektet e Kompleksit Harabati Baba u bënë shumë zbukurime të llojllojshme, stolira, ornomente, relieve, vitrina, qoshqe strehe e tjara, duke i dhënë një pamje orientale arkitekturës së këtij kompleksi. Godinat, përpos zbukurimeve të shumta janë të pasuruara edhe me më shumë mbishkrime të përmbajtjeve të ndryshme. Forma arkitektonike e çdo objekti paraqet diçka të veçantë nga të dhënat e një vepre të caktuar, dhe me veçoritë e veta kanë ardhur në shprehje edhe kulmet e godinave, shtyllat, oxhaqet, renditja e objekteve, koloriti i pasur i fasadave, harmonia në komponimin e detajeve dhe shumë cilësi të tjera të vlerave kulturore.

Në oborret e këtij kompleksi shtrihen në pafund edhe peisazhet e gjelbërimeve të pasura të barit të luleve të ndryshme, me koloritin e pasur të trëndafileve, karanfileve, vlollcave, aroma e të cilëve përzihet me ajrin e freskët të rrëzave të Sharit. E gjithë kjo mundësoi që ky kompleks me stilin oriental të ndërtimit të bëhet i veçantë dhe i dalluar në këto anë e më gjërë në Ballkan.

Situacioni i kompleksit të Teqes Harabati Baba

Konaku kryesor, Biblioteka e teqes, Shtëpia dimrore (kësh evi), Fura dhe kuzhina e teqes,
Faltorja kryesore (kubeli mejdani), - Shadërvani (qoshku verior), Çeshmeja e madhe e teqes,
Kulla e kaltërt (kulla e Fatimes), Shtëpi ndeje (sot e djegur), Turbeja, Varrezat, Godina ushtarake (askerhane), Shtalla I, Shtalla II, Objekti ndihmës.




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014