Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Vizito Tetovën
 Objektet historike
 
Natyra
Resortet
Objektet historike
Muzeumet
Vendet e interesit
 
Konaku i Mehmed Beut



Arkitekturë e banesave qytetare të stilit oriental, banesa qytetare si një krijimtari masive e realizuar nga mjeshtërit vendor, përfshihet në krijimtarinë popullore. Funksioni i banimit në kuptimin e plotë të përmbushjes së nevojave për qëndrim, fjetje, marrjen e ushqimit e të tjera, përbëjnë funksionin themelor të banesës qytetare.

Konaku i Mehmed Beut nga gjysma e parë e shek.XIX, me përmbajtje të kompletuar banesore është objekt i familjes “Palloshi” e njohur si Konaku i Mehmed Beut. Objekti është i vendosur në qendër të qytetit dhe paraqet një kompleks ambiental të monumenteve, bashkë me Xhaminë e Larme, Çifte hamamin dhe Urën e Pashasë pranë lumit Shkumbin. Hyrja në hapësirën banesore është nga ana jug-lindore nëpërmes një hajati komod (tash i mbyllur).

Në përdhesë gjenden kuzhina (mutfaku) me oxhak të madh në të cilën është përgaditur ushqimi, me dy bodrume (izbe) në të cilat është ruajtur ushqimi, dhe katër dhoma të mëdha të cilat sipas nevojave të familjes kanë pësuar ndryshime. Pjesa më dekorative është rozeta e vendosur në pjesën qendrore të tavanit e përpunuar nga kurora e gjetheve të rrushit, kurse brendia është e plotësuar me lule dhe toptha të mbështjellura me kurorë nga gjethet. Enterieri në hapësirat në kat përmban elemente të pasura dekorative të vendosura në orenditë, si rozetat, dyer, dritare, oxhak etj. Dhoma e mysafirëve dallohet nga hapësirat tjera në kat, për shkak të ruajtjes së dekorimeve në tërësi të orendive dhe atë rozetat në tavan, dyert, dritaret, oxhaku në stilin dekorativ “shtuko” dhe kornizat e drurit të përpunuara nga mjeshtërit vendor.

Fotografia e përgjithshme arkitektonike e objektit paraqet një tërësi harmonike kryesisht me enterier të formësuar. Hapësirat, bukur të pajisura me dyer, tavane dhe me orendi të shkallës së lartë të përpunimit. Përmbajtja e shumëllojshme programore dhe koncepti i cili ofron standard të lartë të banimit, tregojnë për mundësitë materiale të pronarëve dhe nevojat e një familjeje më të madhe.




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014