Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Institucionet kulturore
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
Biblioteka “Koço Racin”



Tradita bibliotekare në Tetovë ka gjurmë të thella në histori në këto vise, por fatkeqësisht, nuk kemi të dhëna të sakta se prej kur daton veprimtaria e saj si Bibliotekë popullore e qytetit “Koço Racin”. Data e saktë se kur është themeluar biblioteka nuk dihet mirëpo, supozohet se viti 1945 është viti kur biblioteka ka filluar të punojë në kuadër të Komisariatit për arsimim popullor dhe për herë të parë ka qenë e vendosur në një shtëpi të konfiskuar të porsandërtuar.

Fondi i parë i librave numëronte rreth 2000 tituj librash të trashëguar nga “Leximorja e tetovarëve të rinj”, e cila ishte e formuar në vitin 1922 e pasuruar me literaturë marksiste-leniniste por kishte dhe një numër të madh te librave te autorëve klasikë. Të gjitha librat kanë qenë në gjuhën serbo-kroate me përjashtim të një numri të caktuar të broshurave politike të cilat kanë qenë te botuara në gjuhën maqedone.

Në vitet e para biblioteka ka numëruar 500 anëtarë, shumica e të cilëve kanë qenë nxënës të shkollave të mesme-gjimnazistë. Për nevojat e lexuesve biblioteka çdo ditë ka qenë e furnizuar me shtypin ditor si “Nova Makedonija”, “Borba”, “Politika”, “Naroden front” dhe të tjera. Menjëherë pas çlirimit, njëkohësisht me fillimin e punës në bibliotekën e qytetit në Tetovë ishte e hapur edhe biblioteka në gjuhën shqipe e cila ne fillim ka punuar ndaras prej asaj maqedonase. Ajo ka qenë e vendosur në shtëpi të vjetër në qendër të Tetovës. Biblioteka shqiptare ka numëruar rreth 2000 anëtarë, ndërsa bibliotekist ka qenë mësuesi Isa Sabajdini nga fshati Poroj.

Në vitin 1948 ose 1949 me urdhër te strukturave politike qytetare dhe Komisariati për arsimim, biblioteka shqiptare u integrua në bibliotekën e qytetit. Në vitin 1952 u soll vendimi për ndarjen e bibliotekës nga Komisariati i arsimit dhe vazhdoi punën si institucion i pavarur kulturor-arsimor.
Gjatë punës së saj biblioteka ka përjetuar disa ç’vendosje dhe menjëherë pas formimit, biblioteka ishte vendosur në hapësirën përdhese në restorantin e më hershëm “Lovec” ku funksiononte edhe Pallati i Kulturës i Tetovës. Në vitin 1954 janë formuar Sektorë të veçantë: për fëmijë dhe të ritur.
Pas dy dekadave, më saktë në vitin 1967 Biblioteka Amë “Koço Racin”- Tetovë u rikthye në hapësirat e më hershme ku daton veprimtaria e saj, mirëpo këtë herë për shfrytëzim e kishte të gjithë objektin-shtëpinë e pronarit Mato Çenka. Në katin e poshtëm ka qenë e vendosur depoja e librave dhe Sektori për të rritur, ndërsa në katin e parë ishte i vendosur Sektori për përpunim profesional të materialit bibliotekar, Sektori për fëmijë dhe administrata. Në këtë objekt Biblioteka Amë “Koço Racin” veprimtarinë e sajë e ushtroi tri dekada e gjysmë.

Në bazë të ligjit për denacionalizim i miratuar nga qeveria së RM-së në vitin 2000, objekti në të cilin ishte e vendosur biblioteka iu rikthye pronarëve dhe me këtë rast biblioteka e qytetit pësoi ç’vendosjen e radhës. Po në të njëjtin vit organet kompetente me vendim përkatës si lokalitet për shfrytëzim i caktuan 200 metër katror nga kati përdhes i Pallatit të Kulturës së qytetit. Në këtë lokalitet Biblioteka e Qytetit edhe sot e kësaj dite vazhdon të funksionoi, ku janë të sistemuara: Sektori për fëmijë, Sektori për të rritur dhe Sektori për përpunim profesional të materialit bibliotekar. Në mungesë të hapësirës së nevojshme, një fond i konsiderueshëm i librave të bibliotekës është i vendosur në hapësira jofunksionale dhe në këto kushte lexuesit nuk arrin deri te libri i nevojshëm.

Më datë 22 korrik të vitit 2004 Biblioteka e qytetit u emërtua: Instituti Nacional Biblioteka “Koço Racin”. Një vit më vonë d.m.th më 2005 filloi automatizimi i punës bibliotekare dhe përpunimi i fondit bibliotekar, kur IN Biblioteka “Koço Racin”-Tetovë nëpërmjet serverit INB “Shën Kliment Ohridski” nga Manastiri është kyçur në COBISS.MK. Me sistemin e ri të punës IN Biblioteka “Koço Racin”-Tetovë është bërë pjesë funksionale e sistemit informativ-bibliotekar dhe u inkuadrua në familjen e dyzetë bibliotekave anëtare fuqiplote në COBISS.MK

Numri i anëtarëve të regjistruar: 3200 (prej të cilëve 1300 fëmijë)
Fondi i librave: 120 000 – 150 000 tituj
Hapsira e bibliotekës: 200 m2

Sektorët: – Sektori për katalogjizim dhe sistemim të materialit bibliotekarë
– Sektori për të rritur
– Sektori për fëmijë
– Sektori për vendlindje
– Sektori për zhvillim bibliotekarë

Kontakt:

Instituti Nacional Biblioteka “Koço Racin”
Adresa: Bulevar “Ilirija” p.n., 1200 Tetovë
Fahu postal: 245
Tel./Faks: 044 / 352-780
Tel. (drejtori) 044 / 338-797 (Drejtor - Fitore Reshiti)
Tel. (reparti për huazim të librave) 044 / 350-039
E-mail: biblioteka@nubkrte.org.mk
Ueb adresa: www.nubkrte.org.mk




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014