Galeria e Arteve në Tetovë është e formuar nga Ministria e R.së Maqedonisë e cila me
Vendim nr.19-5930/1 nga 02.10.2007 për krijim të Institucionit Nacional – Galeri
Arti në
Tetovë (Gazeta Zyrtare e R.M. nr.84/03) e themeloi dhe vërtetoi si institucion
jofitimprurës nga lëmia e kulturës. Në Galerinë e Arteve në Tetovë momentalisht
gjithësej ka 15 të punësuar.
Në Galeri momentalisht funksionojnë tri sektorë ai administrativ, artistik dhe ai
didaktik.
Galeria financohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës dhe donacione te ndryshme.
Bëhet fjalë kryesisht për dotacione.
Historiat i shkurtër për Hamamin e vjetër turk
Hamami gjendet në anën e majtë të lumit Shkumbin ,në pjesën qendrore të qytetit të
Tetovës.Në afërsinë e tij drejtpërdrejtë gjendet Xhamia e larme, me tyrbe dhe çesme,
konaku i Beut dhe urra. Të gjitha objektet bashkërisht formojnë një kompleks,
karakteristikë e formësimit urbanistik të qyteteve në periudhen osmane.
Hamami i vjeter me shekuj rreziston si dëshmi për menyrën e jetës në një periudhë të
caktuar kohore ,sidoemos për shkak të funksionimit, arkitekturës, materialeve
burimore
dhe teknikës së ndërtimit.I ndërtuar nga fundi i shekullit 15, Hamami në mënyrë
aktive
merr pjesë në ambientin kulturorë dhe në definimin e pamjes integrale të qytetit të
Tetovës .Supozohet se e ka ndërtuar Mehmet Celebiu, i biri i Isak beut. Me
karakteristikat e veta arkitektonike, tipologjike dhe stilistike fiton një vlerë të
veçantë, që manifestohet me një organizim të pastër dhe të qartë hapsinorë.
Hamami në bazament është objekt kënddrejtë, ndërtuar me mure masive nga gurë të
përpunuar vrazhdë dhe tulla. Si konstruksione kulmore janë shfrytëzuar qemerë – kube
me
dimenzione të ndryshme, me çka është formuar fasada e pestë e larmishme, që i jep
një
joshje objektit. Kupolat janë ngritur me tambura tetëkëndëshe, të mbuluara me
qeramide
turke dhe streha të shkurtëra të profilizuara nga guri.
Përkundër intervenimeve të kryera në periudha të ndryshme kohore, objekti e ka
ruajtur
forëmn e tij autentike ndërtimore .Me konservimin e fundit të realizuar nga Qendra
Nacionale për Konzervim, e ndihmuar nga programi i “Fondit ambasadorial“, pranë
Ambasadës Amerikane në R.e Maqedonisë në vitin 2005/ 07, hapsira është adaptuar në
Galeri artistike, me çka Hamami fitoi një trajtim të ri bashkëkohorë, që mundëson
objekti sërish të ngjallet dhe të jetë qendër e ngjarjeve kulturore në qytet.