Shkolla është e emërtuar si SH.F. “Kirili dhe Metodij”, me seli në Tetovë. Themelues
është Komuna e Tetovës. Ka filluar me punë më vitin 1988, si shkollë ku nxënësit do
fitojnë arsimin fillor në dy gjuhë mësimore: maqedonisht dhe shqip.
SHF “Kirili dhe Metodij” është shkollë qendrore, në kuadër të së cilës është edhe
shkolla periferike në fshatin Falish. ShF “Kirili dhe Metodij” është e vendosur, në
trekëdëshin e rrugëve “Blagoja Toska”, “Vidoe Smilevski-Bato” dhe “Ilindenska”,
pjesë e qytetit të Tetovës, në territorin e Bashkësiss lokale “Teteks”. Në BL në
fjalë, komuniteti është me përbërje multietnike: shqiptarë, maqedonas, romë e të
tjerë.
Gjithesejt numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollë arrin 840 nxënës, nga të cilët
90% shqiptar dhe 10% maqedonas, në 35 paralele, nga të cilat 27 në gjuhën shqipe dhe
8 paralele në gjuhën maqedonase. Shkolla punon në dy ndrime. Shkolla numëron
gjithsejt 69 punëtorë edhe atë 56 mësimdhënës, 3 administratorë (drejtori, pedagogu,
sekretari) dhe 10 personel tenik.