Kalaja e Tetovës e cila ndodhet në majen e Balltepes, me një lartësi mbidetare prej
803 metra, e lartë 220-250 metra dhe me sipërfaqe prej 108.000 metra katrorë.
Ndërtuesit e kalasë e kishin paraparë pozicionin strategjik, për shkak se
kontrollohej një pjesë e madhe e fushëgropës së Pollogut. Kalaja e Tetovës u ndërtua
në vitin 1820, nga ana e Abdurahman Pashës. Sipas disa të dhënave gojore thuhet se
fillimin e ndërtimit të këtij monumenti e nisi Rexhep Pasha i ati i Abdurahman
Pashës dhe ndërtimi i saj zgjati afër 20 vjet.
Abdurahman Pasha nuk arriti ta përfundojë ndërtimin e saj. Ky monument kulturor
paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Përbërja e saj është komplekse.
Pjesa e brendshme ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja dhe një pus në mes të
kalasë. Paraqet një ndikim të dukshëm të akitekturës Osmane. Gjatë luftërave të
ndryshme ajo pësoi rrënime të shumta.