Është kjo një qendër memoriale e ndërtuar pas mbarimit të luftës së vitit 2001, dhe
në nderim të dëshmorëve të rënë në këtë luftë.
Gjendet në hyrje të fshatit Sellcë dhe është ndërtuar më kontributin e banorëve të
kesaj ane. Aty janë të varosur dëshmorët e malësisë së Tetovës dhe sot aty
organizohen manifestime të ndryshme kulturore dhe përvjetore në nderim të sakrificës
dhe të rënëve në këtë luftë.