Ndërmarrja është themeluar me vendim të Kuvendit të Komunës së Tetovës nr.08-5739/1
nga 12.12.1989 dhe është e organizuar si ndërmarrje publike për veprimtari komunale
dhe e njëjta me aktvendimin nr. i regj 1977/1989 prej 29.12.1989 është regjistruar
në Gjykatën ekonomike të Qarkut në Shkup, e përputhur me Ligjin për ndërmarrjet
publike dhe regjistrimin në regjistrin tregtar.
Komuna e Tetovës është themeluese e ndërmarrjes dhe i ka të gjitha të drejtat dhe
obligimet të cilët dalin nga Ligji dhe dispozitat tjera.
NPK-ja themelohet për kryerjen e veprimtarisë komunale me interes publik për Komunën
e Tetovës.
Veprimtaritë themelore të Ndërmarrjes Publike Komunale"TETOVA" -Tetovë janë:
- Grumbullimi, pastrimi dhe distribuimi i ujit
- Grumbullimi, pastrimi i ujit të pijshëm dhe ushqimore
- Menjanimi i ujërave të ndotura dhe plehërave, dhe
aktivitete të ngjajshme sanitare.
- Grumbullimi, përcjellja dhe trajtimi i ujërave
- Grumbullimi dhe përpunimi i hedhurinës së mbetur
- Sanimi, servisimi dhe aktivitete të ngjajshme
Veprimtari kryesore e Ndërmarrjes Publike Komunale "TETOVA" Tetovë është kryerja e
shërbimeve komunale ndaj qytetarëve, shitoreve, subjekteve juridike ,institucioneve
shtetërore, bartja e bërllogut, mirëmbajtja e pastërtisë së sipërfaqeve publike
qarkulluese (larja dhe fshirja), mirëmbajtja dimërore, mirëmbajtja e parkut dhe
gjelbërimit, vendosja e simboleve (flamujve, stolive) gjatë festave, mirëmbajtja e
varrezave ortodokse, menaxhimi dhe mirëmbajtja e sistemit të ujësjellësit dhe
kanalizimeve në qytetin e Tetovës. NKP "TETOVA" menaxhon sistemet e furnizimit me
ujë në vendbanimet e fshatrave Saraqinë dhe Falishtë, si dhe kryen shërbime
personave juridik dhe fizik lidhur me mënyrën e kyçjeve të shfrytëzuesve të ri në
rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit ekzistues.
Qëllimi kryesor i Ndërmarrjes Publike Komunale "TETOVA" Tetovë është që me anë të
shërbimeve tona komunale të jemi më afёr qytetarit, që shërbimet tona të jenё në
nivel sa më të lartë, që të kemi një qytet më të pasër, qytet më të bukur dhe tё
gjelbёrt, ujë të mjaftueshёm, pra ky është qёllimi parsor i Ndërmarrjes Publike
Komunale" TETOVA" Tetovë.
Mirёpo për kryerjen e shërbimeve në nivel sa më të lartë varet edhe nga ngritja e
vetёdijes së qytetarit që edhe ai të përkujdeset për mirёmbajtjen e pastёrtisё
publike. Tё bёhet hudhja e mbeturinave në vende përkatёse, tё ketё shfrytёzim
racional tё ujit të pijshёm, si dhe një element shumë i rëndësishёm është kryerja e
obligimit të qytetarit ndaj ndërmarrjes. Ndërmarrja Publike Komunale "TETOVA" varet
nga shlyerja e obligimeve të qytetarëve, sepse ndërmarrja nuk ka burim tjetër
financiar.
E-mail: npk-tetova@hotmail.com
E-mail: npk@tetova.gov.mk
Tel. 331 167
Fax. 339 229
Nj.P. "Ujesjellesi dhe Kanalizimi": tel: 332503
Nj.P. "Higjiena Komunale": tel: 338993
Sektori "Parqet dhe Gjelberimi" tel: 339266
Varrezat Ortodokse: tel: 338067
Si dhe faqja zyrtare e NPK "TETOVA" Tetove ne facebook: