Rrethina e Tetovës me bukuritë e saja natyrore me monumentet kulturore-historike,
gradualisht afirmohet si qendër turistike atraktive në Maqedoni.
Vend kryesor në këtë sferë zë qendra turistike "Kodra e Diellit" me bukuritë e Malit
Sharr në kuadër të masivit malor, lartësinë relative, dëborën e zbukurojnë këtë
qendër rekreative e sportive tejet të bukur.
Qendra "Kodrës e Diellit" shtrihet në lartësinë mbidetare 1780 m, 18 km nga Tetova,
48 km nga Kodra e Diellit deri në Shkup (70 km nga aeroporti i Shkupit). Deri në
qendër arrihet përmes udhës së asfaltuar dhe nëpërmjet teleferikut në gjatësi prej 7
km, me të cilin mjet udhëtimi arrihet për 40 min., me një ndryshim lartësie prej
1400 m.
Kodra e Diellit disponon me 11 ski-ashensorë, me gjatësi prej 7.7. km., që lidhin
shtigjet e skijimit në lartësi prej 1070-2510m. Gjatësia e shtigjeve të skijimit
është 20 km nga të cilat 3 janë sipas kritereve të FISit.