Shkolla e mesme profesionale komunale “Mosha Pijade”-Tetovë është themeluar në vitin
e largët 1928, si shkollë e ulët e bujqësise. Në vitin shkollor 1946/47 u zhvillua
në shkollë të mesme bujqësore me shkollim tre vjecar ,kurse në vitin 1950/51 kaloi
në katërvjecare.
Prej vitit 1960 shkolla mban emrin Shkolla e Mesme Bujqësore “Mosha Pijade” –
Tetovë. Në vitin 1961, viti i vdekjes së Mosha Pijades -15 mars është shpallur festa
e patronatit të shkollës. Shkaku i lënjes pas dore të shoqërise për bujqësine dhe
rritjes së nevojave të ekonomisë për profile dhe kuadro tjera, shkolla e mesme
bujqësore më 1973 u transformua dhe u rrite në qendër shkollore për kuadro
profesionale në ekonomi “Mosha Pijade”-Tetovë.
Më vitin 2006 shkolla e nderroj emrin në shkolla e mesme profesionale komunale
“Mosha Pijade”-Tetovë.
Sot shkolla arsimon rreth 1500 nxënës në 75 paralele në bazë të plan programeve për
drejtime: komunikacion, makineri, bujqësi-veterinari, hoteliero-turistik,
elektroteknik, ndërtimtari-gjeodezi dhe pylltari-drugdhendës.
Mësimi mbahet në gjuhën maqedone dhe gjuhën shqipe,në dy godina shkollore dhe dy
ndrime. Shkolla numëron gjithsejt 206 punëtorë edhe atë 152 mësimdhënës, 10
administratorë (drejtor, ndihmës drejtor, arkëtar, sociolog, psikolog, pedagog,
sekretar) dhe 44 personel tenik.