Konaku i Halim Derallës paraqet një objekt reprezentativ e cila të magjeps me pamjen
e jashtme të saj. Sinteza tradicionale e mënyrës së ndërtimit me elemente europiane
të cilat si modë nga perendimi depërtuan në territorin e Maqedonisë në mes të
shek.XIX e bëjnë këtë objekt si realizim të vetëm artistik. Objekti është ndërtuar
në fillim të shek.XIX.
Konaku i Halim Beut është një ndërtim asimetrik, me përdhesë dhe dy kate. Përdhesa
përbëhet nga më tepër hapësira të lidhura në mes vete me një korridor të gjatë. Në
shumicën e hapësirave hyhet drejtëpërdrejtë nga oborri. Këto hapësira në të kaluarën
kanë shërbyer si hapësira ndihmëse për deponimin e ushqimit dhe hapësira për
shërbyesit. Në pjesën reprezentative hyhet nga një hyrje tipike e stilit të barokut
me shkallë të dredhura (lakuara).
Në pjesën e përparme ndodhet një sallon pranimi me çardak të madh nga njëra anë dhe
hapësirë tjetër e lartë gjashtëanëshe nga ana tjetër. Në pjesën e pasme janë
vendosur edhe tre hapësira tjera për të jetuar. Dekori i fasadës i vendosur përreth
dritareve dhe parapeteve është një shembull tipik i “stilit barok”, i zbukuruar me
lule dhe gjethe.
Në mënyrë më të pasur është përpunuar fasada në pjesën perendimore, e cila është
formuar nga tre volume të lidhura njëkohësisht të pavarura me lartësi të ndryshme,
me përpunim të veçantë dekorativ të të njëjtëve.
Konaku i Halim Beut gjatë kohës e ka ndërruar funksionimin e saj, nga objekti
banesor në objekt të administratës komunale, më pas në objekt të organeve të
jurispodencës, qendër administrative e kompleksit spitalor. Në ditët e sotme në këtë
objekt është vendosur qendra ditore për shëndet mental.