Për popullatën shqiptare në këto anë mësimi në gjuhën shqipe ka filluar qysh gjatë
luftës së dytë botërore. Pas kësaj lufte, poashtu vazhdoi mësimi në gjuhën amëtare
në shkollat fillore.
Që nga 1 Marsi i vitit 1945 në këtë vend ku ende nuk ishte ndërtuar objekti i
shkollës u hap shkolla fillore me emrin "Liria" ku nxënësit mësonin në objekte të
vjetra të ngelura nga medreset e kaluara.
Në këtë kohë numri i nxënësve arrinte shifrën 1085 nxënës prej atyre 579 meshkuj dhe
506 femra.
Në këtë vit shkollorë ishin të angazhuar 6 mësues (Gani Jahja, Hikmet Kasapi, Ahmet
Haxhi Hasani, Burhan Muhedini, Zija Sadikudhe, Hyreme Tresi).
Drejtori i shkollës ka qenë Vehap Kadriu. Vlen të përmendim kontributin e madh të
mësuesve nga Shqipëria që vepronin në këtë shkollë gjatë kësaj periudhe si p.sh.
Abedin Faja – Elbasan, Zija Zendeli- Dibër. Në grupin e këtyre mësuesve
Polluqi-Elbasan, Hasan Teteli – Korçë, Zija Zendeli – Dibër.
Në grupin e këtyre mësuesve vepronin edhe dy mësues nga Tetova dhe ata ishin Vehap
Kadriu dhe Xhevahir Veseli. Në vitet e ardhëshme shkollore numri i nxënësve nuk ka
qenë stabil edhepse gjithnjë shkonte në rritjen e tij.
Objekti i sotëm shkollor u ndërtua në vitin 1948-1949 në të cilin filloi mësimi me
28.02.1950. Puna vijohej në 22 paralele dhe me 1197 nxënës. Këtë proces e realizonin
23 mësues.
Në vitin 1950-1952 në këtë objekt ka punuar edhe normalja e parë Shqipe e cila më
vonë u transferua në Shkup. Në vitin shkollor 1958-1959 qeveria e atëhershme bëri
disa reforma dhe urdhëroi që në këtë objekt të mësojnë edhe nxënësit maqedonas. Prej
asaj kohe deri më sot mësimi zhvillohet në gjuhën Shqipe dhe në gjuhën Maqedone.
Gjatë kësaj periudhe 63 vjeçare sukseset e punës nuk kanë munguar. Përveç punës
normale në këtë objekt shkollor pas luftës së dytë botërore janë mbajtur edhe kurse
me të rritur për zhdukjen e analfabetizmit.
Në sukseset e mëdhaja të arritura vlen të përmendim veprimin aktiv të grupit të
dramës që mori shumë shpërblime gjatë vitit shkollor 1959-1960 të udhëhequr nga
arsimtari Seid Musai. Poashtu në këtë shkollë veproi edhe kino klubi i vetëm në
shkollat e Tetovës që pati rëndësi të madhe në zhvillimin e procesit edukativo
arsimor. Sa për ilustrim gjatë vitit shkollor 1959- 1960 janë dhënë 284 filma
arsimorë dhe 35 filma artistik.
Mësuesit e kësaj shkolle bashkë me disa vullnetarë të qytetit në këtë ndërtesë
shkollore e krijuan shoqërinë kulturo- artistike "Xheladin Zeqiri" që veproi rreth
katër dekada duke i ngritur lartë vlerat kulturore me anë të këngëve dhe valleve
shqiptare të kësaj ane.
Dhe në këtë vit shkollor 2012/2013 në shkollën fillore Liria - Tetovë ka gjithsejt
1068 nxënës prej të cilëve 780 shqiptarë dhe 274 maqedonas të shpërndarë në 24
paralele prej kl. së I e deri në kl. e VIII me gjuhë mësimore shqipe dhe në 16
paralele prej kl. së I e deri në kl. e VIII me gjuhë mësimore maqedonase dhe në dy
paralele të kombinuara të nxënësve me nevoja të veçanta me gjuhë mësimore shqipe.
Sot shkolla numëron gjithsejt 74 punëtorë edhe atë 64 mësimdhënës, 4 administratorë
(drejtori, , psikolog, pedagogu, sekretari) dhe 6 personel tenik.