Qendra e Kulturës, “Ilo Anteski-Smok” Tetovë është ndërtuar në vitin 1973, ndërsa
administrata filloi të punojë zyrtarisht në vitin 1975. Ky objekt ka hapësirë prej
6.500 metra katrorë, nga e cila 672 metra katrorë janë pjesa e skenës dhe në skenë
funksionon edhe sistemi i rotacionit.
Për organizimin e aktiviteteve muzikore-skenike, dramave dhe aktiviteteve të
ndryshme kulturore, arsimore, politike dhe fetare kjo qendër disponon me sallën e
madhe që ka 661 ulëse dhe sallë të vogël për koncerte kamertale dhe promovime me 100
ulëse. Gjithashtu, është edhe foajeja në hyrje të objektit e përshtatshme për
realizim të ekspozitave të ndryshme.
Qendra e Kulturës është bartëse kryesore e aktiviteteve kulturore, artistike dhe
politike në Tetovë. Është e përshtatshme për koncerte të ndryshme muzikore,
promovime dhe ekspozita, koncerte të ansambleve të ndryshme, mbajtje të kongreseve
politike, ndërkaq në të njëjtën kohë nëpërmjet produksionit të vet amë, aktivisht
vepron në nxjerrjen dhe krijimin e vlerave kulturore.
Për çdo vit në ambientet e këtij institucionit të kulturës aktivitetin e tyre e
zhvillojnë dhjetëra artistë të degëve të ndryshme si aktor, muzikant, këngëtarë e
valltarë. Vetëm në sallën e madhe organizohen çdo vit mbi 130 aktivitete të
vizituara nga mbi 50.000 shikues.
Hapësirat: Foaje për ekspozita, salla e vogël, salla e madhe sallat e ushtrimeve dhe
grimiera
Sektorët
– Sektori i dramës
– Sektori i letërsisë
– Sektori i pikturave
– Sektori i muzikës
– Sektori i baletit
– Sektori i folklorit
Momentalisht në objektin e Qendrës së Kulturës, janë të vendosur: