Në mes malit të Sharrit, malit të Thatë, Zhedenit, Vllanicës dhe Bukuvikut shtrihet
fushgropa e Pollogut, e gjatë 55km, dhe e gjërë 8-12 km. Në rrëzë të malit Sharr dhe
bregores piktoreske të Balltepes (Kodrës së mjaltit), pranë brigjeve të lumit
Shkumbim, shtrihet qyteti i Tetovës.
Duke u shtrirë në pjesën qendrore të Fushëgropës së Pollogut, Tetova ka pasur
historikisht rëndësi të madhe ekonomike e strategjike, dhe për këtë arsye shumë
sundimtarë në të kaluarën e largët dhe të afërt, tentuan të zotërojnë me këtë
regjion strategjik.
Aty janë edhe lidhjet e përshtatshme me regjionet fqinjë, si me grykën e Dervenit
dhe regjionin kodrinor të Grupçinit, që shtrihet në juglindore, nëpërmjet të të
cilit Pollogu komunikon me fushën e Shkupit e më gjerë. Në jugperëndim, përmes
qytetit të Gostivarit dhe disa qafave malore lidhet me Kërçovën dhe qytetin e
Dibrës, dhe së fundi përmes rrugës regjionale Tetovë-Ferizaj që shtrihet në
rrafshinë, ndërkaq vetëm një pjesë e vogël, kryesisht pjesa e vjetër e qytetit është
e vendosur rrëzë Balltepesë. Lartësia absolute mbidetare e qytetit është midis
450-500 metra mbi nivelin e detit.Shënimet e para për qytetin e Tetovës si vendbanim
datojnë nga periudha antike, me emrin antik OANEUMIT.
Në periudhën e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme, Tetova dëmtohet
rëndë. Në shekullin XI ajo dallohet midis vendbanimeve të tjera. Në shek. XIII-XV,
Tetova përmendet si një vend urban, me zhvillimin e zejtarisë dhe bujqësisë.Tetova
paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë etnokulturore, materiale e shpirtërore
të periudhave të ndryshme historike. Me karakteristikat dhe veçoritë e tyre,
dallohen për nga shumëllojshmëria e cilësive, vlerave dhe e rëndësisë së vet
historike. Trashëgimia kulturore historike e qytetit të Tetovës paraqet tërësinë e
vlerave shpirtërore dhe material të krijuara gjatë historisë së tij.
Me anë të këtyre vlerave pasqyrohet zhvillimi shoqëror, ekonomik, politik, fetar dhe
kulturor në të kaluarën e qytetit të Tetovës, por edhe lufta shekullore për ruajtjen
e identitetit etnik, kulturor dhe gjuhësor. Tetova është një qytet me traditë të
pasur kulturore-historike, qytet që disponon me një numër të madh të godinave
kulturore-historike si ato Profane dhe ato Sakrale.
Me depërtimin e turqve-osmanli në Gadishullin Ballkanik në shekujt XIV e XV, Osmanët
vendosën administratën e tyre, ku Tetova bëhet qendër administrative e kulturore në
fushëgropën e Pollogut, filloi ndërtimi dhe zhvillimi i qytetit me ndikim oriental.
Nëpërmjet ndërtimtarisë dhe kulturës, fillon ndërtimi i objekteve të ndryshme të
karakterit sakral, ekonomik dhe shoqëror. Në Tetovë u ndërtuan shumë monumente me
karakter fetar si: xhami, mesxhide, tyrbe, teqe e tjerë.
Njëkohësisht ndërtohen edhe objekte të karakterit ekonomik dhe shoqëror, si:
karavansaraje, hane, hamame, çezme publike, ura etj. Shumica e këtyre objekteve janë
shumë të vjetra dhe datojnë nga fillimi i sundimit osman. Pasuria e këtyre objekteve
arkitektonike flet për zhvillimin kulturor e shpirtëror të popullatës vendase.
Në vakëfnamen e Mehmet Kuklin Beut (1436), Tetova përmendet se ka pas shumë dyqane,
punëtori të llojeve të ndryshme. Me një zhvillim të hovshëm kulturor, me ngritjen e
monumenteve të shumta, si ata të komumitetit Islam dhe ata të komunitetit Ortodoks,
Tetova merr një pamje të një qendre të zhvilluar kulturore jo vetëm në këto anë por
edhe më gjërë në Ballkan.
Tetova si qendër e tregtisë dhe zejtarisë,ka pasur një zhvillim intensiv në pjesën e
parë të shekullit XIX, e deri në luftrat Ballkanike, kurse pas luftrave Ballkanike
Tetova stagnon në zhvillimin e saj kulturor. Pas luftës së dytë botërore Tetova merr
një zhvillim të hovshëm kulturor.