Aktivitetin edukativo-arsimore shkolla “Besa” e fshatit Veshallë e ka filluar më 22
dhjetor 1945 me emrin “Agimi” . Këtë emër e ka mbajtur 4 vite, po ashtu edhe shkolla
periferike e fshatit Bozovcë me emrin “SHARRI” . Aktivitetin si shkollë qendrore e
ka vazhduar deri më 31.08.1970.
Nga 01.09.1970 i bashkangjitet shkollës qendrore “JETA E RE” - “REXHEP VOKA” të
fshatit Shipkovicë deri më 29.08.2000. Shkolla fillore “Besa” e fsh. Veshallë bëhet
më vete nga 30.08.2000 me sh.f. periferike të fsh.Bozovcë. Dita e shkollës është 28
Nëntori.
Në shkollën fillore qendrore të fsh.Veshallë mësimi realizohet në 9 paralele edhe
ate prej klasës së parë e deri në të tetën – nëntëvjeçare.
Poashtu edhe në shkollën fillore periferike “BESA” të fshatit Bozovcë, mësimi
realizohet në 9 paralele edhe ate prej klasës së parë (gjashtë vjeçare) e deri në të
tetën – nëntëvjeçare.
Mësimi realizohet në dy objekte dhe dy ndrime gjithsejtë në 18 paralele me 129
nxënës.
Sot Shkolla numëron gjithsejt 19 punëtorë edhe atë 15 mësimdhënës, 1 administratorë
(drejtori) dhe 3 personel tenik.