Zanafilla e procesit edukativ e arsimor në rrethinën e lokaliteteve Poroj, Xhepçisht
dhe Gjermë nis në vjeshtën e vitit 1922. Në fillim shkolla mbante emrin „LIRIA“. Si
ngjarje e shënuar në historinë e shkollës është ajo e vitit 1968, vit ky kur u
festua 500 Vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar dhe ndërkombëtar Gjergj
Kastrioti Skenderbeu, me ç’rast Kuvendi i Komunës së Tetovës vendos që një shkollë
tetëvjeçare të mbajë emrin e Skenderbeut, ashtu që Pleqësia e shkollës në mbledhjen
e mbajtur me datë 15.05.1968 me kryetar mësuesin e nderuar, Ajet Memeti, me
propozimin e mësuesit Servet Rahmani dhe me votim unanim të gjithë të punësuarve të
shkollës vendoset që shkolla të quhet “Skenderbeu”..
Këtë propozim të Pleqësisë së shkollës, Kuvendi i Komunës së Tetovës e aprovon dhe
prej muajit Shtator 1968 shkolla e merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, emër të
cilin e mban edhe sot.
Sot mësimi zhvillohet në 3 objekte shkollore
edhe ate:
- objekti në f. Poroj
- objekti në f. Xhepçisht dhe
- objekti në f. Gjermë
Mësimi zhvillohet në dy ndrime në objektin qendror në F. Poroj dhe atë në shkollën
periferike në F. Gjermë, në objektin në Xhepçisht mësimi zhvillohet në 1 ndrim. Dita
e shkollës(patronatit) është 15 maji. Në vitin shkollor 2012/2013 numri i të
punësuarve është 82 nga të cilët 98 % janë të kualifikuar.
Këtë vit shkollor mësimin e ndjekin 785 nxënës të shpërndarë në 46 paralele nga të
cilët 93 nxënës në shkollën periferike në Fshatin Gjermë me 9 paralele. Shkolla
numëron gjithsejt 83 punëtorë edhe atë 69 mësimdhënës, 6 administratorë(drejtori,
sociolog, psikolog, ekonomist, pedagogu, sekretari) dhe 8 personel tenik.