8 prill dita ndërkombëtare e romëve –
festivali i folklorit rom
Burimet e Sharit - festivali i folklorit
burimor
Teatri amator multietnik
Bletëzat- festival për fëmijë
Festivalet dhe evenimente kulturore
Këtë festë tradicionale me histori gati 3 mijë vjeçare, që daton nga kohërat e
lashta ilire dhe e trashëguar deri tek brezat e rinj, banorët e Bozovcës kanë
arritur ta ruajnë si traditë.
Të veshur me gëzofë dhe lëkurë prej deleje, ata nga 13 marsi e deri më 21 mars
besojnë se do t’i trembin gjërat e këqija dhe shpirtrat e këqij që të qëndrojnë
sa më larg fshatit, që të mos dëmtojnë burimet e ekzistencës së banorëve të
këtij vendi.
Më parë kjo festë në të njëjtën mënyrë është mbajtur edhe në fshatrat tjerë të
malësisë së Tetovës si Liseci,Veshalla dhe Shipkovica, por sot kjo organizohet
vetëm në Bozovcë.
Karnevalet përfundojnë me një drekë me ushqime tradicionale të Bozovcës.
Lojrat tradicionale popullore (Sellcë)
Banorët e fshatit Sellcë, kanë rikthyer traditën e vjetër të lojërave
tradicionale të cilët kanë qenë pjesë e jetesës së malësorëve në të kaluarën.Ky
manifestimi i organizuar nga organizata joqeveritare për sport, art dhe kulturë
“Fisi” dhe i përkrahur nga komuna e Tetovës me ndihmë të banorëve të Malësisë së
Sharrit tuboi shumë banorë anembanë për të evokuar kujtimet e lojërave dhe
garave që ishin pjesë e tyre në të kaluarën.
Lojrat tradicionale popullore në Sellcë janë traditë e vjetër e banorëve të
fshatit që kanë për qëllim rruajtjen e dokeve të malësisë së Sharit dhe
kultivimin e ndjenjave për traditat e malësisë.
Gjatë këtij manifestimi organizohen lojëra në tërheqjen e litarit, hedhjen e
gjyles dhe vrapimin me stafetë. Ky manifestim përcillet me program të pasur
kulturor artistik të malësisë së Sharit.