Ndërmarrja Publike Komunale SHARRI Tetovë është e themeluar me vendim të Këshillt të
Komunës së Tetovës nr.08-14772/23 nga 29.12.2023, e organizuar si ndërrmarje publike
për furnizim me ujë për pije dhe menjanim e ujërave zeza në përputhje me Ligjin për
Ndërrmarjet Publike. Komuna e Tetovës është themeluese e ndërmarjes dhe i ka të
gjitha të drejtat dhe obligimet të cilët dalin nga Ligji për ndërmarrje publike dhe
dispozitat tjera ligjore. Ndërmarrja Publike Komunale SHARI Tetovë është e themeluar
për kryerjen e veprimtarisë furnizm me ujë për pije dhe menjanim e ujërave zeza
urbane për territorin e Komunës e Tetovës. Ndërmarja ka vulën e vet, vulën katrore
dhe ëmblemën.
VEPRIMTARITË THEMELORE
Veprimtaritë themelore e Ndërmarja Publike Komunale”TETOVA”Tetovë janë:
| Grumbullimi, pastrimi dhe distribuimi i ujit të pishëm
| Menjanimi i ujërave të ndotura , aktiviteteve të ngjajshme sanitare.
| Grumbullimi, përcjellja dhe trajtimi i ujërave të zeza.
Ndërmarrja Publike Komunale SHARI Tetovë është e organizuar në tre sektor edhe atë
Sektori ujësjellës, Sektori kanalizim dhe Sektori për punë admnistrative.
Organet e Ndërmarrjes janë Këshilli drejtues, Këshilli mbykqirës dhe Drejtori.
Këshilli Drejtues
Këshilli Drejtues është organ drejtues i Ndërmarrjes të cilin e emëron gjegjësisht e
shkarkon Këshilli i Komunës së Tetovës në pajtim me Ligjin për ndërmarrje publike
nga radhët e profesionistëve të afirmuar dhe ekspert të njohur të fushës që është
lëndë e punës në ndërmarrje, duke e pasur parasysh përfaqësimin përkatës dhe adekuat
të pjesëtarëve të të gjitha bashkësive. Numrin dhe përbërjea e anëtarëve të
Këshillit Drejtues është 7 anëtar. Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues zgjat 4
vjet. Këshilli Drejtues ka Kryetarin i cili zgjidhet nga radhët e anëtarëve.
Këshilli Mbikëqyrës
Këshilli Mbikëqyrës është organ mbykqirës - finaciar i cili është i obliguar për
kontrollin e punës materiale-financiare të Ndërmarrjes. Anëtarët e Këshillit
Mbikëqyrës i emëron gjegjësisht i shkarkon Këshilli i Komunës së Tetovës në pajtim
me ligjin. Këshilli mbykqirës ka 3 anëtar. Mandati i anëtarëve të Këshilli
Mbikëqyrës zgjat 4 vjet dhe të njëjtit mund të marrin pjesë në seancën e Këshillit
Drejtues. Këshilli Mbikëqyrës ka Kryetarin i cili zgjidhet nga radhët e anëtarëve.
Për rezultatet e kontrollit të bërë Këshilli Mbikëqyrës me shkrim e njofton
Këshillin Drejtues, Këshillin e Komunës të Tetovës..
Drejtori
Drejtori është organ i cili udhëheq me ndërmarrjen në pajtim me ligjin dhe statutin
e ndërmarrjes. Mandati i Drejtorit është 4 vjet. Drejtorin e emëron gjegjësisht e
shkarkon Kryetar i Komunës së Tetovës në pajtim me ligjin për ndëmarrje publike.
Drejtor i NPK “Sharri” – Tetovë është Valon Zeqiri
Kontakt jkpshari@gmail.com
Facebook/NPK ”Sharri” -Tetovë/ЈКП "Шари" Тетово