Në vitin 1538, Sersem Ali Dede filloj të ndërtoj kompleksin e teqes, e cila zgjati
deri në vitin 1548. Kjo godinë (faltore Bektashiane) më vonë u emërtua në Teqe
Harabati, që don të thotë godinë shenjtërie ose Tempull.Me rikëmbjen e këtij
kompleksi të teqesë, aty filluan të lulëzojnë veprimtari të ndyshme, krijimtari në
shumë sfera, ku njëkohësishtë bëhet zgjerimi i kompleksit me ndërtime të shumë
objekteve të tjera, si seli e njohur e kultit Islam Bektashian, gjithashtu të
shërbejë edhe si qendër reprezentative në sferën fetare edhe në atë kulturore,
arsimore e të tjera.
Kompleksi i objekteve është karakteristike për shkak se objektet e ndërtuara janë
integruar në një tërësi unike harmonizuese. Në objektet e Kompleksit Harabati Baba u
bënë shumë zbukurime të llojllojshme, stolira, ornomente, relieve, vitrina, qoshqe
strehe e tjara, duke i dhënë një pamje orientale arkitekturës së këtij kompleksi.
Godinat, përpos zbukurimeve të shumta janë të pasuruara edhe me më shumë mbishkrime
të përmbajtjeve të ndryshme. Forma arkitektonike e çdo objekti paraqet diçka të
veçantë nga të dhënat e një vepre të caktuar, dhe me veçoritë e veta kanë ardhur në
shprehje edhe kulmet e godinave, shtyllat, oxhaqet, renditja e objekteve, koloriti i
pasur i fasadave, harmonia në komponimin e detajeve dhe shumë cilësi të tjera të
vlerave kulturore.
Në oborret e këtij kompleksi shtrihen në pafund edhe peisazhet e gjelbërimeve të
pasura të barit të luleve të ndryshme, me koloritin e pasur të trëndafileve,
karanfileve, vlollcave, aroma e të cilëve përzihet me ajrin e freskët të rrëzave të
Sharit. E gjithë kjo mundësoi që ky kompleks me stilin oriental të ndërtimit të
bëhet i veçantë dhe i dalluar në këto anë e më gjërë në Ballkan.
Situacioni i kompleksit të Teqes Harabati Baba
Konaku kryesor, Biblioteka e teqes, Shtëpia dimrore (kësh evi), Fura dhe kuzhina e
teqes, Faltorja kryesore (kubeli mejdani), - Shadërvani (qoshku verior), Çeshmeja e
madhe e teqes, Kulla e kaltërt (kulla e Fatimes), Shtëpi ndeje (sot e djegur),
Turbeja, Varrezat, Godina ushtarake (askerhane), Shtalla I, Shtalla II, Objekti
ndihmës.