• I përfaqëson dhe prezanton komunën
• I kontrollon ligjshmërinë e dispozitave të këshillit;
• I shpall dispozitat e këshillit në gazetën zyrtare të komunës;
• I siguron zbatimin e vendimeve të këshillit;
• I siguron kryerjen e punëve të cilat me ligj i janë deleguar komunës;
• Inicon dhe propozon sjelljen e dispozitave nga kompetencat e këshillit;
• I propozon buxhetin vjetor të komunës dhe llogarinë vjetore të buxhetit të komunës;
• I realizon buxhetin e komunës;
• Zgjedh drejtorë të veprimtarive publike që i ka themeluar komuna, në bazë të konkursit publik;
• Rregullisht e njofton këshillin për kryerjen e kompetencave të veta në përputhje me statutin;
• Vendos në punë administratën për të drejtat, obligimet dhe interesat e personave juridik dhe fizik, në përputhje me ligjin;
• Sjell rregullore për sistematizimin e vendeve të punës të administratës komunale;
• Udhëheq me administratën komunale;
• Vendos për punësimin, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve në administratën e komunës, nëse ndryshe nuk është e përcaktuar me ligj;
• Siguron shfrytëzim të drejtë dhe ligjor, mirëmbajtje dhe mbrojtje të pronës së komunës, në përputhje me ligjin dhe statutin;
• Kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me statut.