Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit - Tetovë, është njësi e cila mbulon teritorin e
Komunës së Tetovës dhe pesë komunave rurale që gravitojnë në të: Komuna e Tearcës,
Komuna e Jegunovcës, Komuna e Zhelinës, Komuna e Bërvenicës dhe Komuna e Bogovinës.
Nga një njësi me një automjet kundër zjarrit dhe disa zjarrfikës, sot ajo është
ngritur në njësi bashkëkohore, me 13 automjete speciale kundër zjarrit dhe 75
zjarrfikës - shpëtimtarë.
Të punësuarit në NJTKZ Tetovë janë vazhdimisht pjesë e projekteve dhe trajnimeve të
shumta të organizuara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, për
përvetësimin e metodave moderne dhe të standardizuara botërore për shuarjen e
zjarrit dhe mbrojtjen nga zjarri, si dhe për evakuimin e viktimave nga aksidentet e
trafikut apo fatkeqësitë e ndryshme natyrore.
Në bashkëpunim me Operation Florian nga Anglia duke marrë parasysh edhe memorandumin
e bashkëpunimit të nënshkruar me ta, janë organizuar mjaft trajnime e ligjerata të
specializuara të cilat janë mbajtur edhe në Angli por edhe këtu tek ne. Zjarrfikësit
tanë janë të pajisur me çertifikata ndërkombëtare dhe me dituri dhe shkathësi të
fituar, të cilën e përcjellin edhe tek të punësuarit tjerë.
Në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrën për Menaxhim me
Kriza, NJTKZ vazhdon të jetë pjesëmarrëse në projekte shtetërore e ndërkombtare, ku
si NJTKZ - Tetovë, si pjesë e forcave republikane, janë nga komunat e pakta nga
Republika e Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë aktive në projekte ndërkombtare,
duke cekur projektin e madh të NATO-s, EADRCC, për shpëtimin dhe evakuimin e
viktimave nga rrënojat pas ndonjë fatkqësie natyrore.
Kur bëhet fjalë për edukimin NJTKZ Tetovë është e fokusoar vetëm në edukimin e
punonjësve por edhe në edukimin e qytetarëve dhe fëmijëve të të gjitha moshave, si
dhe të punësuarëve në kompani të ndryshme në qytetin tonë dhe rrethinë. NJTKZ Tetovë
ka qenë e angazhuar dhe angazhohet në kampanja të ndryshme për sensibilizimin e
shoqërisë duke kontribuar në rritjen e vetëdijes së qytetarëve tanë kur bëhet fjalë
për veprimtarinë zjarrfikëse. Në këtë mënyrë do të ulet numri i intervenimeve në
zjarre të ndryshme dhe paralelisht me këtë të zvogëlohen edhe dëmet që shkaktohen
nga zjarret.
Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit – Tetovë sot është ngritur në rafshin e një
organizate të suksesshme e cila angazhohet në plotësimin e standardeve dhe nevojave
të qytetarëve.
NJTKZ Tetovë vazhdon të jetë vigjilente dhe të përkushtuar 24 orë pa ndërprerë në
mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe më gjërë.