Në mungesë të dokumenteve të shkruara, nuk është e njohur koha e saktë e ndërtimit
të Urës së Topxhinjëve. Në bazë të teknikës së ndërtimit dhe pamjes së saj mendohet
se është ndërtuar në fund të shekullit XV ose në fillim të shekullit XVI.
Teknika e kësaj ure është mjaft e përsosur. Qemerët janë të ndërtuar me blloqe
gurësh, fugat ndërmjet gurëve janë të lidhura me plumb të shkrirë. Parapeti është i
lartë 60 centimetra, i gjerë 20 centimetra, me blloqe gurësh të fiksuara në taban me
kunja metalikë, ngulur në plumb të shkrirë. Ura posedon një hark me një hapësirë të
bollëshme.
E ndërtuar nga mjeshtrit vendas. Me material të gurit (bigor) vendas, mirë të
gdhendur. Kjo urë akoma është funksionale dhe lidh dy anët e qytetit.