Shkolla fillore “Goce Dellçev” është e lokalizuаr në pjesën qendrore të Bashkësisë
Vendore “Ilo Anteski Smok”, në rrugën Ivo Ribar Llolla Nr. 96. Shkolla fillore “Goce
Dellçev” filloi me punë me 24 dhjetor të vitit 1944, si shkollë katër vjeçare me
gjithësej 14 paralele me 632 nxënës me emrin Sh.f. “Marshall Tito”.
Nga viti shkollor 1956/1957 zmadhohet në shkollë tetëvjeçare me 30 paralele me 900
nxënës, ndërsa nga 1 shtatori i vitit 1993 shkolla jonë riemërtohet ne sh. f. “Goce
Dellçev”. Nga gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 1976 / 1977 për nevojat e
shkollës u ndërtua ndërtesë e re shkollore, dhe nga atëherë kushtet për realizimin e
arësimit bashkëkohor janë dukshëm më të mira.
Sot në të mësimin e ndjekin nxënësit në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, nga
klasa e parë deri në klasë të tetë. Mësimi në të dy gjuhët realizohet në një objekt
të përbashkët. Shkolla numëron gjithsejt 56 punëtorë edhe atë 42 mësimdhënës, 5
administratorë (drejtori, 2 pedagog, sekretari, psikologu) dhe 9 personel tenik.