Çifte hamami i qytetit të Tetovës, i ngritur në shekullin XVI, është i vendosur në
bregun e majtë të lumit Shkumbim, pranë erës së lumit, përballë Xhamisë së Larme.
Çifte hamami i Tetovës si ndërtim klasik i arkitekturës orientale Islamo-Shqiptare,
u ndërtua në një vend shumë të përshtatshëm për banorët e asaj kohe, në udhëkryqin
që lidhë qytetin me vendbanimet tjera të Pollogut.
Hamami është i ndërtuar me disa elemente në teknikën dhe strukturën e murratimit.
Për konstruktimin e murreve, mbulesën e qemereve në pjesën e kubeve si dhe në pjesët
e sipërfaqeve të rrafsha, në mes të kubeve të ndërtimit është përdorur rrasa prej
gurrëve, si dhe gurri gëlqerorë. Në këtë sistem të teknikës së ndërtimit të banjos,
janë përdorur edhe tullat karakteristike për periudhën dhe ndërtimiet e kohës.
Si material lidhës është përdorur llaç gëlqereje. Hamimi i Tetovës, ka skemë të
plotë funksionale, e cila është e tipit “Çift” hamam simetrik, në aspektin
arkitekturalo-funksionale, përbën një skemë të plotë funksionale, me që posedon të
gjitha ambientet e parapara për këso ndërtime të karakterit publiko-shoqëror.
Komunikimi nga jashtë me këtë ambient është bërë me anë të portës së mbuluar me
arkitra, e cila gjendet në anën lindore të objektit.
Hapjet e dritareve paraqiten vetëm në mjedisin e zhveshjes. Mbulohet me katër kube,
edhe ate me dy të mëdhaja dhe dy të vogla. Në kuben e parë, e cila është
shtatëkëndëshe, e në çdo kënd të dytë posedon hapje të rrumbullakëta nëpër të cilët
futet drita në brendi. Kubet nuk kanë madhësi të njejtë, por të ndryshme, dhe ato me
dinamikën dhe kontrastet e tyre ndikojnë në thyerjen e monotonisë së objektit, me
lojën e dritë-hijes i japin një pamje monumentale dhe estetike. Shikuar si tërësi
dhe atë në aspektin e përgjithshëm, ky objekt veçohet, në akceptimë, përkatësisht
tre volumene kryesore dhe ate: volumi që krijon ambienti i përgatitjes për larje,
ambienti kryesor si dhe ambienti i deposë së ujit. Volumi i mbrendshëm është pjesa
më e madhe në gjirin e hamamit.
Nga dekorimet na prezentohen elemente plastike gurore, në masa teje të vogla dhe të
kufizuara.Pos harqeve të thyera të cilat veçohen me trajta të bukura të realizimit,
tretman të posaçëm kanë edhe kurorat e kubeve. Trajtat arkitektonike, përmasat
harmonike,qartësia dhe pastërtia e linjave, e bëjnë që hamami i Tetovës të zë një
vendë meritor në ndërtimet monumentale publike, jo vetëm në Tetovë por edhe më
gjërë. Në ditët e sotme ka funksionin e Galerisë së Arteve.