Gjimnazi i Tetovës ka një të kaluar shumë të lashtë. Ai filloi me punë në vitin
1910, në objektin e shkollës së atëhershme medicinale. Prej vitit 1912 e deri më
1929 procesi edukativo-arsimor zhvillohej në gjuhën serbo-kroate, me disa ndërprerje
për shkak të luftërave Ballkanike dhe Luftës së parë botërore.
Nga viti shkollor 1929 e deri më 1940, në kohën e mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene,
procesi mësimor zhvillohej pa ndërprerë. Në atë kohë gjimnazi mbante emrin ”Gjimnazi
Real Shtetëror i Tetovës”.
Arsimimi në gjimnaz atë kohë ishte i mundur vetëm për një numër të kufizuar fëmijësh
që rrjedhnin nga familjet më të pasura të qytetit dhe fshatrave përreth.
Gjatë Luftës së dytë botërore, duke filluar nga 17 shkurti i vitit 1741, procesi
edukativo-mësimor zhvillohej në gjuhën shqipe, kurse gjimnazi morri emrin “Hasan
Taksini”, dhe si drejtor i parë I këtij institucioni u emërua Z.Kel Gashi. Procesi
mësimor vazhdoi të zhvillohet deri në vitin 1944, kur u ndërpre sërish.
Pas mabrimit të luftës kundër fashizmit, gjimnazi “Kiril Pejqinoviç” filloi sërish
me punë më 27 shkurt të vitit 1945. Ky vendim u soll në Mbledhjen e ASNOMIT më 3
nëntor të vitit 1944. Në vitin e parë shkollor kushtet e punës ishin mjaft të rënda,
por me ndihmën e profesorëve dhe falë punës së nxënësve për një kohë të shkurtër u
krijuan kushte normale për ndjekjen e procesit edukativo-arsimor. Edhepse fondi I
orëve mësimore ishte mjaft i madh, përsëri procesi mësimor zhvillohej në vazhdimsi
dhe me sukses.
Në vitin shkollor 1945/1946 u regjistruan gjithsej 277 nxënës në 8 paralele nga
klasa I deri VIII. Procesi mësimor udhëhiqej nga gjithsej 11 mësimdhënës dhe
drejtori i atëhershëm Jovan Mojsov.Gjenerata e parë e maturantëve, gjithsej 13,
diplomoi në vitin 1946/1947. Për çdo vit shkollor numri I maturantëve vazhdoi të
rritej, fakt ky i cili qartë dëshmonte interesimin e madh të nxënësve dhe prindërve
të tyre për arsimimin gjimnazist të asaj kohe. Një numër i madh i maturantëve më tej
vazhdonin arsimimin e tyre në shkollat e larta dhe fakulte, në vend dhe jashta tij.
Duhet cekur fakti se 96% e mësimdhënësve që punonin në atë kolektiv kishin qenë vetë
nxënës të kësaj shkolle. Pothuajse identike ishte përqindja edhe në organet dhe
organizatat tjera që ishin në përbërje të Komunës së Tetovës.
Gjimnazi i Tetovës ishte dhe do të mbetet burim kryesor për kuadro kualitative
profesionale, në veprimtaritë shoqërore, ekonomike dhe të tjera. Veprimtari kryesore
e këtij institucioni është edukumi dhe arsimimi i nxënësve. Çështja e punës cilësore
edukativo-arsimore, paraqet një nga shtyllat kryesore rreth së cilës mbeshteten
detyrat e organeve profesionale të këtij institucioni arsimor, si që janë: Këshilli
i mësimdhënësve, Këshilli i aktivit profesional dhe Këshilli i paraleleve.
Në Gjimnazin e Tetovës ishin të përfaqsuara keta drejtime: arsimi gjimnazist
(drejtimi i përgjithshëm, matematiko-natyror dhe ai gjuhësor), si dhe ai pedagogjik,
matematiko-informatik, metalurgjiko-minierik dhe kimi-teknologji.
Nga viti shkollor 1982/1983, u implementua koncepti i edukimit në drejtime në
shkolat e mesme, i cili vazhdoi deri në vitin shkollor 1991/1992. Mirëpo nga viti
shkollor 1992/1993 përsëri u implementua koncepti i arsimit gjimnazist. Që nga ai
vit shkollor e këndej, sukseset e gjimnazit gradualisht shtohen, dhe paralelisht me
këtë, rritej edhe interesimi i nxënësve për të ndjekur shkollimin në këtë
institucion të arsimit të mesëm.