Shkolla e Mesme Ekonomike ”8 Shtatori" Tetove eshte themeluar nga Qeveria e
Republikes se Maqedonise, me aktin e themelimit numer 23-1785/3 të datës 11.07.1996
për profilin arsimor Teknik i ekonomisë, me seli ne Tetovë në Rr. "Boris Kidric"
p.n. me aktin nr. 11-339/1 te datës 21.01.1997 shkolla eshte verifikuar nga ana e
Ministrisë per Arsim dhe kulturë fizike, dhe ështe regjistruar me aktin numer
5587/97 me date 29.12.1997 në Gjykatën themelore në Shkup me numrin regjistrues
1-69731.
Me vendim Nr.11-9/3 me datë 16.05.2006 nga Ministria per arsim dhe shkencë lejohet
realizimi i arsimimit profesional për profilin arsimor:teknik i ekonomis dhe teknik
i juridikut nga drejtimi EKONOMIK JURIDIK TREGTAR .
Gjate vitit shkollor 2012/13 profili arsimor teknik i ekonomise realizohet ne
paralelet prej vitit te I deri IV-te dhe profili teknik i juridikut realizohet ne
vitin e I, II, III dhe IV me mesim ne gjuhen shqipe si dhe viti i I, II dhe i III-te
me mesim ne gjuhen maqedone.
Shkolla numëron gjithsejt 116 punëtorë edhe atë 103 mësimdhënës, 6 administratorë
(drejtori, ndihmës drejtori, pedagogu, sekretari, arkëtar, kontabilisti) dhe 7
personel tenik.