Shkolla “Istikball-Tetovë është shkollë qendrore në kuadër të së cilës veprojnë edhe
2 shkolla periferike në fshatin Gajre dhe fshatin Lisec. Historiku i Shkollës
“Istikball” daton nga viti 1951. Në fillim mësimi zhvillohej vetëm në gjuhen Turke.
Më vonë mësimi filloi të zhvillohet edhe në paralelet ne gjuhen Shqipe dhe Maqedone.
Sot, në shkollën tonë procesi edukativo–arsimor zhvillohet në tre gjuhë edhe ate:
Gjuhën shqipe dhe turke prej klasës së I-VIII dhe gj.maqedone prej klasës I-V.
Në shkollën qëndrore gjithsejtë ka 56 paralele, mësojnë në 28 mësojtore. Në
ndërtesat në shkollat periferike në fshatrat Gajre dhe Lisec procesi
edukativo-arsimor zhvillohet në dy shkollat me nga 9 paralele prej kl. I-VIII
gjithsejtë me 18 paralele me mësim në gjuhën shqipe.
Shkolla numëron gjithsejt 120 punëtorë edhe atë 102 mësimdhënës, 7 administratorë
(drejtori, pedagogu, sekretari, аrkëtarë, sociolog dhe 2 ndihmës drejtor) dhe 11
personel tenik.