Themelimi i shkollës së parë fillore katërvjeçare laike në fshatin Reçicë e Madhe u
bë me 0l-02-1921, me emrin “Velika Reçica”. Shkolla në fjalë, në atë kohë ka pas dy
paralele, klasën e parë dhe një paralele përgatitore. Mësimi mbaheshte në gjuhën
serbe.
Në vitin 1942 me dekret të Ministrit Shqiptar të Arsimit Ernest Koliqit është
emëruar Z. Idriz Idrizi mësues i parë në fshatin Reçicë e Madhe. Ai në vitin
shkollor 1942/43 e ka hap shkollën e parë fillore me emërin “Aleksandër Xhuvani”.
Në fillim të vitit janë regjistruar 45 nxënës, pa asnjë vajzë. Krahas klasës së parë
u formua edhe një klasë tjetër me 40 nxënës me moshë të rritur (të cilët në kohën e
para luftës, kanë mësuar në gjuhën serbe), me qëllim ta mësojnë alfabetin dhe
shkrimin shqip. Në ate kohë është mësuar 6 ditë në javë.
Numri i nxënësve na atë shkollë nga viti në vitë shtohej në masa të mëdha si nga
gjinia femrore ashtu edhe mashkullore. ku i përmblidhte në vete nxënësit e fshatrave
Recicë e Madhe, Recicë e Vogël, Rasadishte, Pallcisht i Epërm. Shkolla fillore
"Përparimi" më 1965 është themeluar nga ana e Kuvendit të Komunës së Tetovës me
vendim nr 06-1777/1.
Në vitin 1994 nga shkolla fillore,,Përparimi,,Recicë e Madhe-Tetovë është ndarë
sh.f,,Dervish Cara,,Pallcisht i Poshtëm. Drejtor i parë me themelimin e kësaj
shkolle ka qenë Z. Idriz Idrizi e mandej zotri të tjerë si : Bajram Memeti, Refik
Rexhepi, Akik Jusufi, Afet Jonuzi, Rakip Mazllami, Vebi Ademi, Isenazmi Neziri,
Xhemalidin Jonuzi, Xhevair Aliji, Hatip Shabani, Besik Alili si dhe Ejup Rustemi.
Nga gjenerata e parë e kësaj tetëvjeçarje e gjer më sot nga kjo shkollë aritën të
diplomohen shumë jurist, mjekë të profileve të ndrishme e specialistë, motra
medicinale, ekonomist, profesor të profileve të ndrishme, inxhinjer, zejtar të shumë
profileve, gazetar, shkrimtar, tregtarë, sportistë e shumë profesione të tjera .
Sot shkolla fillore,,Përparimi,, Recicë e Madhe Tetovë gjithësej numëron 731 nxënës
me 392 meshkuj dhe 338 femra, gjithësej 34 paralele, me 62 të punësuar 22 meshkuj 40
femra dhe ate: 1 drejtor, 1 pedagog, 1 psikolog, 1 biblotekiste , 1 sekretar , 51
arsimtarë dhe 6 punëtor teknik.
Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
Mësimi në shkollën fillore "Përparimi" realizohet në dy ndrime dhe atë ndrimi i parë
cikli i lartë para dite dhe cikli i ulët pas dite.