Sh.F. “Bratstvo-Migjeni” në Tetova është një ndër shkollat më të vjetra dhe është
themeluar qysh më vitin 1958 nën emrin "Bratstvo-Edinstvo". Ka qenë dhe është e
vendosur në rrugën L.B.Pish nr. 41. Shkolla gjithashtu ka 3 objekte shkollore edhe
ate një në qendrën sportive,një në Saraqinë (shkolla periferike) dhe e reja në
lagjen Drenovec. Në shkollë mësojnë nxënës nga lagjet B.Kidriq, Q.Sportive, Drenovec
dhe Saraqinë.
Në këtë shkollë në vitin 1958 mësimi është zhviluar në gjuhën maqedone dhe shqipe
prej kl.I – VIII. Më vonë fillon edhe mësimi në gjuhën turke prej kl I – IV. Prej
atëhere deri më sot shkolla është zhvilluar dhe zhvillohet si shkollë qendrore me
shkollë periferike në vendbanimin Saraqinë.
Në vitin 1993 shkolla e ndëron emrin në Bratstvo-Migjeni.
Sot shkollën e ndjekin nxënësit: me mësim në gjuhën maqedone prej kl I - VIII në
Tetovë dhe Saraqinë, me mësim në gjuhën shqipe prej kI I- VIII në Tetovë dhe prej Kl
I – IV në Saraqinë, ndërsa me mësim në gjuhën turke prej I – IV.
Puna edukativo-arsimore zhvillohet në 4 objekte: në objektin qendror, qendrën
sportive, Drenovec dhe shkollën periferike në Saraqinë. Shkolla qendrore posedon 29
klasa prej të cilave 11 janë të vogla dhe të adaptuara, në të cilat është e vështirë
të realizohet mësimi bashkëkohor për shkak të hapsirës së kufizuar. Në shkollën
qendrore realizohet mësimi me nxënës me mësim në gjuhën shqipe prej klasës së parë
deri në klasë të tetë dhe mësimi prej klasës së parë deri në kl e pestë në mësim në
gjuhën Turke 2 paralele të kombinuara. Në objektin e ri në qendrën sportive ka 8
klasa, hapsirë për mësim ditor dhe 2 hapsira bodrumi të adaptuara. Këtu ndiqet
mësimi prej klasës së parë deri në klasën e tetë në gjuhën Maqedone..
Në shkollën periferike ka 6 mësojtore, ku mësimi zhvillohet në gj.Maqedone prej
kl.I-VIII dhe në gjuhën Shqipe prej kl.I-V. Në objektin në Drenovec ka 18 mësojtore
ku mësimi zhvillohet në gjuhën Shqipe prej kl.I- VIII. Ka 1 sallë për arsimtarët,
hapësirë për bibliotekën si dhe 3 zyra për ndihmës drejtorin, shërbimin
pedagogjiko-psikologjik, kabinet informatike dhe një hapësirë dedikuar për arsim
fizik. Objekti disponon me numër të madh të hapësirave të pashfrytëzuara (mësojtore
dhe hapësira tjera).
Ora mësimore zgjat 40 min., ndërsa mësimi lëndor 45 min. Janë planifikuar minimum
180 ditë pune(mësimi), kurse mësimi do të organizohet sipas kalendarit të
organizimit dhe punës së Sh.F. Mësimi në të 4 objektet do të mbahet në dy ndrime
edhe atë për mësimin lëndor fillon në ora 7:30 në shkollën qendrore, në ora 07:30 në
objektin e ri në qendrën sportive dhe Saraqinë, kurse për mësimin klasor fillon në
ora 13,30 min. në gjithë shkollën si dhe ate periferike. Mësimi në gjuhën maqedone
në Tetovë ka 3 ndrime.
Në shkollë është vendosur kujdestaria nga ana e arsimtarëve, të cilët vijnë gjysëm
ore më parë, dhe mbajnë shënim në ditar të posaçëm. Me shkollën udhëheq drejtori
,kurse i ndihmojnë dy ndihmës drejtora. Është i punësuar një sekretar,arkëtar,
pedagog, psikolog, bibliotekist dhe personeli tekniko-higjienitar.